Shkruaj perberesin ...

Thursday, October 4, 2012

Krem kungulli me portokall i shoqeruar me shishqebap me qofte radhiqesh, kubike buke te skuqur dhe djathe mozzarella






Perberesit per 2 persona:

per kremin:
3 karrota
200 gr kungull i verdhe
çerek qepe e bardhe
lengu i gjysem portokalli
nje maje thike spec djeges
2 luge panna
vaj ulliri extravergine
kripe
piper
1 hudher

per qoftet:
gjysem rradhiqe e kuqe e Verones (si ky ketu: http://www2.regione.veneto.it/videoinf/rurale/prodotti/radicchio_vr.htm )
pak buke e ndenjur
miell
kripe
piper
1 veze
1 gote qumesht 

per kompletimin e shishqebapit:
 mozzarella
buke e bardhe

Pergatitja:
qerojme dhe grijme trashe qepen, karrotat dhe kungullin e verdhe. I skuqim ne vaj ulliri te aromatizuar me  hudher dhe i shuajme me uje. I ziejme derisa te zbuten plotesisht. I kalojme ne frulator derisa te reduktohen ne nje mase homogjene. 
I shtojme kesaj mase lengun e portokallit, panen dhe nje maje thike spec djeges. E rregullojme me kripe dhe piper dhe e rivendosim mbi zjarr derisa te trashet pak.

Per pergatitjen e qofteve grijme imet rradhiqet dhe i skuqim ne nje tigan te nxehte me shume pak vaj ulliri, derisa te zbuten.
Pasi jane ftohur, i shtojme vezen dhe buken e njomur ne qumesht e te shtrydhur mire.
I hedhim kripe e piper dhe formojme qoftet duke i shtuar disa luge miell. Me pas e vendosim masen ne frigorifer per afro 30 minuta.
Nxehim vajin e ullirit ne tigan. Njomim duart me uje dhe formojme qoftet. I kalojme qoftet ne miell dhe i skuqim ne vaj ulliri.

 
Presim ne kubike edhe fetat e bukes dhe i skuqim ne vaj ulliri.
Presim ne kubike edhe mozzarellen.
E hedhim kremin ne tas ose pjate. E sperkatim me vaj ulliri extravergine dhe e servirim me shishqebapin si ne foto.
Kjo recete lindi nga nevoja per te perdorur rradhiqet dhe kungullin e verdhe. Shija e kremit eshte shume delikate dhe shishqebapi nuk e kontraston sa duhet. Mendoj se duhet te kisha perdorur nje djathe me shije me te forte dhe jo mozzarellen qe eshte delikate. Ndoshta nje djathe me myk si Roquefort (http://it.wikipedia.org/wiki/Roquefort_%28formaggio%29) do te ishte kombinim ideal.  

Gjak e dhjame :D

5 comments:

  1. Shume ide e mire kjo e kremit te kungullit, nje nga keto dit do ta provoj, komplimente per blogun, eshte nje nga te preferuarit e mi.
    Me pelqen shume edhe menyra jote e te shkrojturit, komplimente.!!!!

    ReplyDelete
  2. Flm Lulù. Siç e kam shkruar edhe ne recete te rakomandoje ta provosh me djathe me myk..
    Tung

    ReplyDelete
  3. Aaaaa c'me keni bere ju te dyja! Tani qe kam zbuluar blogjet tuaja, e ndjej qe deri ne fund te vitit do jem bere sa nje lope :'( Sa gjera te mira qe pergatisni!

    ReplyDelete
  4. Nje nder bllogjet e mia te preferuara te ushqimit. Faleminderit per kombinimin e bukur te ushqimit me art.

    ReplyDelete
  5. Faleminderit për gjithçka Dr.Ellen! Pasi ju kontaktova për të më ndihmuar të ndaloja divorcin me burrin tim, burri im ndaloi së paraqitur dokumentet e divorcit dhe gjërat janë shumë më mirë. Siç thatë, i gjithë procesi i divorcit u anulua, gruaja e keqe që shkaktoi probleme në martesën time la burrin tim dhe tani jemi shumë të lumtur së bashku. Unë e ndaj këtë përvojë jetësore me këdo që po përballet me sfida të ngjashme në marrëdhënien e tyre, martesën apo ndonjë çështje tjetër. , mund të kontaktoni Dr Ellen në WhatsApp +2349074881619
    Ajo është e aftë në magjitë e mëposhtme:
    * magji dashurie
    * magjitë e martesës
    * magjitë e parave
    * magjitë e bukurisë
    * Magjitë e fatit
    * Magjitë e tërheqjes seksuale
    * Magjitë e kurimit të SIDA-s
    * Magjitë e lotarisë
    * Mallkimet heqin menjëherë magjitë
    * Magjitë mbrojtëse
    * Parashikimet e Lotarisë
    * Magjitë me fat
    * Magjia e fertilitetit
    * Unaza e telekinezës 💍
    Email: ellenspellcaster@gmail.com
    Whatsapp +2349074881619

    ReplyDelete

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...