200 gr miell 00
100 gr maje miell misri
70 gr sheqer
2 luge te vogla me pluhur pjekes
140 gr gjalp ne temperature ambjenti
1 limon
1 veze
150 gr qershi
2 luge qumesht (fakoltative)
Pergatitja:
perziejme ne nje tas miellrat, sheqerin, pluhurin pjekes, lekuren e limonit dhe gjalpin derisa te formohet nje mase me kokrriza brumi.
I shtojme vezen dhe 6 luge leng limoni. E punojme masen derisa te perftojme nje brume. (Nese e shihni te nevojshme shtojini mases 2 luge qumesht.)
Lyejme me gjalp tepsine dhe shtrojme gjysmen e brumit.
Rendisim mbi brumin e shtruar gjysmen e qershive, te cilave u kemi hequr berthamen dhe i kemi ndare me dysh ose katersh.
I shtypim me gishterinj qershite dhe mbi to hedhim gjysmen e mbetur te brumit.
E perfundojme revanine me qershite e mbetura.
I shtypim me gishterinj qershite dhe mbi to hedhim gjysmen e mbetur te brumit.
E perfundojme revanine me qershite e mbetura.
I shtypim qershite e siperfaqes ne menyre qe te fiksohen ne brume dhe e vendosim tepsine ne furre ne temp. 160°C per afro 1 ore e gjysem.
E leme te ftohet plotesisht e me pas e presim ne feta.
Me pelqeu i shoqeruar me çajin e perftuar nga lulja e hibiscus tropikale (ne Itali i njohur si çaji karkadè) per shijen pak te tharte te ketij çaji qe shkon shume mire me retroguston e limonit qe ndjehet tek revania. Por edhe nje pufke pana e rrahur me sheqer s'do te ishte keq..
Komplimenta per pasionin dhe menyren origjinale te te perkshkruarit te recetave. Dje provova receten e Lakrori i Mireles dhe doli shume e mire. Gjeja e pare qe bej kur vije ne pune, pas kafes hap faqen tende. Urime !!!!
ReplyDeleteTe njejten gje bej edhe une. Duke qene se jemi moshatare, nena, gra ne marredhenie pune me duket sikur lexoj nje shoqe me te njejtat probleme, endrra dhe deshira per argetim. Jam bere fanse e kesaj faqe vone por jam shume e kenaqe qe te gjeta! Te pershendes, sonila
ReplyDeleteUne gatuaj e shkruaj per qejfin tim por nese dikujt i pelqen, me behet qejfi akoma me shume :=) Sh. flm.
ReplyDeletep.s.: lakrori i Mireles eshte akoma me i mire nese e ben me te holle. Une u ngaterrova me trashesine e petes. Te dyja petat e hapura + mbushjen duhet te kene nje trashesi 1-1,5 cm, por edhe si tip buke ma pelqyen.
p.p.s.: pershendetje Sonila. sonila b.?
Pershendetje,
ReplyDeleteBallakume cfare eshte maje miell misri ?
E kam ven re ne disa nga recetat e tua .po pate mundesi ndonje shpjegim me te detajuar
Maja e miellit te misrit eshte miell misri i bluar shume imet. Eshte i njejti qe perdoret ne Shqiperi per Ballakumet, ndersa ne Itali njihet me emrin fioretto di mais ose crema di mais dhe perdoret per biskota ose polenta. Shpresoj te te kem ardhur ne ndihme. Tung
ReplyDelete