Shkruaj perberesin ...

Thursday, June 28, 2012

Forza Italia!



Kur luan Italia me Gjermanine ne Bolzano krijohet nje situate e ndere. 
Megjithese nje pjese e mire e klases politike lokale mundohet t'i veshe kesaj toke imazhin e modelit te bashkejeteses se paqme nderetnike, ngjarje si psh. nje manifestim i nacionalisteve apo qofte edhe nje ndjeshje futbolli behen shkaqe per rizgjimin e nje rivaliteti shekullor midis 2 etnive kryesore, italiane dhe gjermane, qe popullojne kete toke. Mundesia qe sonte te ndodhe ndonje incident eshte shume e larte, po te marrim parasysh oren ne te cilen luhet ndjesha dhe faktin qe numri i tifozeve qe e ndjekin ne ambjentet publike eshte shume i madh, prandaj edhe forcat e rendit jane ne gadishmeri.


Une nuk e kam akoma vendosur ku ta ndjek, por per ju tifoze te Italise, qe vendosni ta ndiqni ndjeshjen ne shtepi, midis klithmave-diskutimeve-fishkellimave e sharjeve, ju sugjeroj te provoni kete specialitet toskan qe e kishte gatuar Manjola (Gatimi pasioni im me i madh).


Per mungese kohe po i bej kopje/ngjitje recetes dhe fotos se Manjoles.






"ja nje pjate verore e thjeshte, e shijshme e me ngjyrat e flamurit italian qe me lejoni te dashur miq, po luan ne kete europian ne menyre te mrekullueshme,(kjo theksoj ne respekt te tifozave te skuadrave te tjera...

SALLATE ME PERIME TE STINES E BUKE TE THEKUR(PANCANELLA)

INGREDIENTET:per 5 persona.5 domate jo te vogla e te lengshme2 kastravece, 2-3 qepujka, ose ketu ne itali ato te tropeas,vaj ulliri uthull balsamike,kripe, gjethe borziloku, e mozarelle djath i bute, ose ton peshku ne kuti,nese s' kini mozarelle 3-4 feta buke te prera ne kubike.

PERGATITJA:pres buken dhe e thek ne furre gjer sa te marre ngjyre, me pas qeroj perimet dhe domatet nga lekura dhe i pres ne menyre te rregullt,po ashtu veproj dhe me mozarelen. I perziej ne nje ene qelqi bashke me buken e thekur, vaj ulliri 5-6 luge gjelle dhe me shume, e uthull balsamike 2-3 luge. I shtoj kripen gjethet e borzilokut...(atehere une nganjehere zbus buken me pak uje kur shoh qe domatet s' jane shume te lengshme,del po e mire...ne foto do shihni kete pjate si mund ta servirni ne menyre sa me elegante, si ne restorant psh,,,ose per te bere fig te mire para miqve,ne kete rast vini ne pjate bukur ingredientet dhe sperkateni me vaj e uthull.)"


Forza Italia e flm Manjoles!

4 comments:

  1. Sa e mira! Si kukull. S.

    ReplyDelete
  2. Turp te kini qe shisni vendit tuj e i msoni fmijeve hymnin italian!

    ReplyDelete
  3. Ballakume, sot, ne kerkim te nje recete tave dheu u hasa me blogun tend dhe....kam dy ore qe s'po shqitem se lexuari! Me kenaqe!!!
    Kam vecse nje "kritike" persa i perket pergatitjes se Panzanella-s (jetoj ne Toskane); behet fjale per nje pjate verore fshataresh, te varfer dhe "ignorante" sic thone ketu per pjatat jo shume te perpunuara. Manjola te ka dhene nje version tej mase kreativ, qe sigurisht eshte i shijshem por s'eshte Panzanella!!!
    Ne rradhe te pare, buka, rigorosamente filone toscane senza sale, s'duhet te jete e thekur por bajate dhe, si per qoftet, e lagur ne uje per zbutje dhe e kulluar mire, madje e shtrydhur mire dhe e shkermoqur me duar. Bukes i shtohen perimet, qe jane ato te nje sallate vere te zakonshme, domate, kastravec, qepe (jo detyrimisht e fresket, madje preferohet qepa e kuqe e thate), ndonje i shton dhe ravanelli, por keta te fundit nuk gjenden "natyrisht" ne vere, borzilok, kripe, piper, vaj evo dhe uthull e kuqe vere (keto dy te fundit u shtohen vetem pasi eshte servirur sallata ne pjate). Duhet vene ne frigorifer dhe duhet ngrene e fresket.
    Nuk behet fjale per peshk ton dhe mozzarella qe jane futur ne kuzhinen toskane vecse kohet e fundit si emigrante :-D

    Komentuesit qe me paraprin doja ti thoja qe femijet tane kane fatin te rriten ne nje bote shumekulturore, ku me te njejten krenari dijne te kendojne hymnin shqiptar apo italian apo te vendit ku ndodhen. Nuk ka arsye te kemi turp tu mesojme, krahas gjuhes e kultures edhe ate te vendit qe bujarsht na dha nje mundesi te dyte jetese dhe qe per shume nga femijet tane eshte vendlindja.

    Vazhdim te mbare dhe bravo te qofte qe, krahas punes dhe familjes ke vullnetin te na kenaqesh me kryeveprat e tua ne kuzhine!
    Sabina

    ReplyDelete
  4. Sabina te fln per viziten dhe receten.
    I love Toscana! Sikur te me duhej te levizja prej Alto Adige-s, do te ishte krahina e vetme italiane qe do te zgjidhja per te jetuar. Madje aq shume e dashuruar jam ne Toscana-n sa kur vendosa te kisha nje beb, shkuam me pushime ne Firenze. Gjate gjithe kohes u denda me ribollita, fiorentina dhe chianti... dhe isha e vendosur ta quaja Florence nese bebi do te ishte ngjizur atje :)

    Eshte nje vajze qe prezanton denjesisht kuzhinen e traditat toscane ne web, Jul's kitchen. Prej saj kam mesuar shume receta.

    Persa i perket komentuesit anonim....flm qe iu pergjigje. Une nuk desha te debatoje me dike qe ofendon duke mbetur anonim.
    Edukimi i femijeve eshte krejt personal. Per zoterine/zonjen te qenurit nacionalist eshte vlere e per mua eshte hendek qe ndan popujt.
    Sdq gjate ketij udhetimi per ne Prage, ime bije mesoi shume mire si hymnin italian edhe ate shqiptar, madje edhe me ate strofen qe regjimi komunist e eliminoi neper libra....

    Gjithe te mirat dhe uroj te te lexoje ne vazhdim,
    edi

    ReplyDelete

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...