Ne fundjaven e shkuar u prezantova denjesisht ne festen e popujve te organizuar ne Bolzano .... nderova veten, blogun, shoqaten, e gjithe shqiptaret :P (Shyqyr, thuaj, qe s'merrnin pjese turqit, se do me kishin hyre ne dru per vjedhjen e recetes se kadaifit lol)
Kadaif me arra - recete puro shqiptare
(receten duhet ta dini, por une po e shkruaj per veten time qe t'i kem masat gati per here tjeter..)
per 1 kg kadaif te pjekur
arra (rreth 400 gr)
Per sherbetin:
2 kg sheqer
1 kg e gjysem uje
karafil
lekure limoni
400 gr gjalp
Pergatitja:
ne nje tenxhere hedhim sheqerin, ujin, 2 shirita lekure limoni, 2 luge leng limoni, gjalpin dhe içik karafil per lezet. E vendosim tenxheren ne zjarr dhe e leme te vloje per afro 10-15 minuta, derisa sherbeti te trashet pak.
E leme te ftohet, derisa ta duroje gishti, e me pas ia hedhim kadaifit pak e nga pak.
E mbulojme me leter alumini dhe e leme 1 nate ne temp. ambjenti.
Ndersa kur kadaifi eshte i papjekur, e hapim vete me duar dhe nje pjese e shtrojme ne nje tepsi te lyer me gjalp. Shtrojme gjithashtu nje shtrese me arra te thyera dhe siper vendosim pjesen e mbetur te kadaifit. Shkrijme gjalpin dhe ia hedhim persiper. E vendosim tepsine ne furre ne temp. 160°C derisa te piqet e te marre ngjyre te florinjte.
Kur eshte ftohur i hedhim sherbetin qe ne kete rast nuk do te permbaje gjalpin.
qofte dhe salce kosi |
Ja nje zonje qe po shijon kadaifin :) |
Rizoto kantonez me fileto pate dhe salce soje |
No comments:
Post a Comment