Shkruaj perberesin ...

Thursday, June 14, 2012

Sweet sweet sweet Macarons!!!!






Macarons te mbushura me krem kosi

Per macarons:
120 gr bajame te reduktuara ne miell
220 gr sheqer pluhur
90 gr te bardha vezesh
30 gr sheqer normal

Pergatitja:
vendosim nje tepsi te madhe ne furre dhe e ndezim ne temp. 155°C.
Perziejme ne mixer sheqerin pluhur me bajamet dhe me pas i sitim per te eliminuar kokrrizat e mundshme.
Veç ne nje ene qelqi rrahim me rrahes elektrik te bardhen e vezes me 1 pike leng limoni. Kur e bardha te shnderrohet ne shkume, i shtojme sheqerin, pa nderprere rrahjen.
Me pas i hedhim gjysmen e mases se ngurte (dmth sheqerin pluhur dhe bajamet) dhe i perziejme me shpatull kuzhine nga poshte-lart ne menyre qe e bardha e vezes te mos bjere ne volum.
Kur masa te jete homogjenizuar, i shtojme pjesen e mbetur te mases se ngurte dhe i perziejme me delikatese si me siper.
E hedhim masen e perftuar ne nje sac a poche dhe formojme ne nje tepsi te veshur me leter pjekjeje disa pufka.
Kete tepsi e vendosim mbi tepsine qe kemi ne furre dhe i pjekim per 14 minuta.
Pas kesaj kohe, i nxjerrim nga furra, i leme te ftohen dhe i heqim me shume kujdes.

P.S.: Ju rrefej qe provat e mija te para me macarons kane qene katastrofe sepse me prisheshin ne momentin qe kerkoja t'i nxirrja nga tepsia. 
Ne fakt macarons-at qe te fryhen siç duhet dhe te dalin kollajshem nga tepsia, kerkojne furre me ventilator. Por une jam kokemushke, kur i ve vetes nje objektiv s'ka macarons te me ndaloje! Pas shume katastrofash mendova ta provoje me shokun termik. I lashe te ftohen plotesisht e pastaj i vura per pak sekonda mbi zjarr te nxehte dhe dolen menjehere. Mgjth eksperimentet vazhdojne akoma sepse jam shume larg objektivit. Per macaron-sa si te Parisit duhet shume shume shume pune dhe eksperience.....

Mbushja:
200 gr kos me sheqer
2 flete xhelatine per embelsira
1 luge mjalte
1 luge leng limoni
1 luge e vogel vaj ulliri

Pergatitja e mbushjes:
Ne nje tas me uje te ftohte zbusim fletet e xhelatines.
Ngrohim pak lengun e limonit, mjaltin dhe vajin e ulliri dhe i shtojme fletet e xhelatines te shtrydhura sh. mire dhe i perziejme derisa xhelatina te shperbehet.
Sapo te ftohet pak ia shtojme kosit dhe e perziejme me energji. 
E mbulojme tasin e kosit me qese kuzhine dhe e leme nje nate ne frigorifer. 
Te nesermen e hedhim mbushjen ne nje sac a poche dhe me te mbushim macarons.
Me shume delikatese thyejme me mollezen e gishtit te madh pjesen e brendshme te macarons ne menyre qe mbushja te fiksohet dhe te marrin nje pamje te bukur dhe te rregullt.
Para se t'i servirim i leme nje nate ne vend te ftohte ose i vendosim ne frigorifer nese na duhet t'i servirim menjehere
.
To be continued...


No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...