Shkruaj perberesin ...

Thursday, November 17, 2011

Gurabije

Receten e gurabijeve ma ka dhene nje kusherira ime qe jeton ne Greqi. I vetmi modifikim qe i kam bere recetes eshte pergjysmimi i mases se gjalpit dhe zevendesimi me sallon e derrit. Kjo per t'i dhene shijen e gurabijeve shqiptare.
Keto gurabije eshte mire te gatuhen disa dite para festes.


Perberesit per rreth 50 cope:

1 e verdhe veze
250 gr miell 00
150 gr sheqer pluhur
75 gr bajame (perdora bajame te reduktuara ne miell)
125 gr gjalp ne temperature ambjenti (ndersa une e modifikova duke e reduktuar ne 70 gr gjalp dhe 55 gr sallo derri)
1-2 luge leng portokalli
1 luge e vogel pluhur pjekes


Pergatitja:

perziejme me rrahes elektrik gjalpin, sallon e derrit me gjysmen e sheqerit. Duke i perzier, i shtojme te verdhen e vezes, bajamet, lengun e portokallit. Nje e nga nje dhe pa nxitim!
Perziejme miellin me pluhurin pjekes dhe ia hedhim perberjes pak e nga pak. Kur masa te kete marre formen e brumit e punojme me duar.
Nese e shohim shume te thate i shtojme pak leng portokalli.
E punojme brumin me duar dhe me pas e vendosim ne frigorifer per afro 30 minuta.
Pas kesaj kohe e hapim me okllai duke formuar nje pete me trashesi 3-4 mm ose edhe me teper. 
Me ndihmen e nje forme biskote, presim disa rrathe te vegjel ose forma te tjera.
I pjekim ne furre ne temp. 160°C per rreth 20 minuta.
Sipas recetes origjinale i sperkatim me arome trendafili dhe sheqer pluhur, por une preferova t'i lyej me nje icing blu te perftuar nga brumi i sheqerit i ngjyrosur me blu dhe i holluar ne zjarr me leng limoni. Me pas i zbukurova me codettet e blera ne dyqan. 




 

No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...