500 gr miell
2 luge sheqer
2 luge kripe
3 luge vaj
300 ml qumesht
25 gr maje birre e fresket
Pergatitja:
pergatisim nje brume me te gjithe perberesit e mesiperm. E punojme brumin mire e mire. E rrahim. E shtypim dhe e perplasim pa meshire ne tryezen e punes :=) derisa te fitoje elasticitet.
Me pas e leme te pushoje per afro 30 minuta.
Pasi ka dyfishuar masen e ndajme ne topa te vegjel, te cilat i punojme secilin veç e veç.
Shtrojme leter pjekjeje mbi nje tepsi dhe rendisim paninet. I leme ne ambjent te ngrohte qe te bymehen dhe me pas i pjekim ne furre ne temp. 160°C per afro 20 minuta.
Pasi te jene ftohur i ndjame pergjysem dhe i mbushim sipas deshires me proshute, sallam, djathe, mortadella etj. etj.
No comments:
Post a Comment