Shkruaj perberesin ...

Tuesday, November 1, 2011

Streetfood

Duke diskutuar ne faqen e fb te ketij blogu me disa mike virtuale rreth ushqimeve per te cilat na ka marre malli, m'u kujtuan disa petulla qe i kam provuar ne Durres para shume vitesh.
Mua me pelqenin aq shume sa mund te haja tonelata. E ne fakt gjate qendrimit tim 3-ditor ne Durres, kaushi me petulla ishte i perditshem.
Xhaxhi qe i shiste kishte nje karroce apostafat, ne mos gaboj te ngyrosur me te kuqe. I gatuante ne çast dhe i servirte ne kausha letre. Ato te kripurat ishin me djathe, ndersa te emblat me duket me sheqer apo çokollate.
Receten nuk mund t'jua jap sepse nuk e kam.
Por mund t'ju jap nje recete tjeter, nje recete petullash italiane. Perberesit jane pothuajse po ato, i vetmi ndryshim qendron tek mbushja. Keto petulla mbushen me mozzarella, djathe te bute, sardele konserve, borzilok, proshute etj. Mua me pelqejne te mbushura me nje tip djathi qe quhet stracchino.  
Mgjth ju mund te provoni t'i mbushni me djathe te bardhe apo çfare te deshironi dhe jeni te lutura te m'i shkruani eksperimentet tuaja sepse mua petullat me pelqejne shume. 





Petulla te mbushura

Perberesit per 6-8 persona:

500 gr miell
12 gr maje birre e fresket
gjysem kavanoz kosi, dmth rreth 63 gr kos
18 cl uje i vaket
kripe
1 luge vaj ulliri
2 veze


Mbushja:
djathe stracchino 


Pergatitja:

ne nje gote hedhim ujin, majen e birres, vajin, kosin dhe kripen. I perziejme qe te perftojme nje leng homogjen.
Ne nje tas ose ne tryezen e punes hedhim miellin. Hapim nje grope ne mes tij dhe i hedhim nje veze dhe lengun e mesiperm.
E punojme brumin e perftuar derisa te fitoje elasticitet. Po e pate te nevojshme mund te shtoni miell ose uje. Brumi duhet te kete konsistencen e brumit te byrekut ose te bukes.
E leme brumin te bymehet ne nje vend te ngrohte, psh. afer sobes, duke e mbuluar me nje pecete.
Koha per bymehjen e brumit eshte 1 ore.
Pasi ka kaluar 1 ore e hapim brumin me okllai. Peta duhet te jete pak me e trashe se peta e byrekut.
Me ane te nje forme, gote apo çfare ju gjindet per mbare formojme disa rrathe me diameter 5-8 cm. 


I lyjme rrathet me vezen e rrahur dhe ne mes tyre vendosim pak djathe.
I palosim dhe ushtrojme pak force me pirun pergjate bordit ne menyre qe gjate skuqjes te mos hapen.
I vendosim per 10 minuta ne frigorifer, ne zonen e akullit, dhe me pas i skuqim menjehere ne vaj luledielli ose kikirikesh te nxehte.
I servirim menjehere.

Gjak e dhjame :D










4 comments:

  1. Panzerotti... sa me ka marr malli, se kam kohe pa i gatuar.
    Persa i perket atyre petullave qe thua ti, mua me jane velur ngaqe haja cdo dite kur dilja nga Vollga. Ai xhaxhi eshte "gjyshi" dhe karroca lexon "petulla tek gjyshi" :P
    Nuk besoj se receta ka ndonje perberes sekret ndryshe nga petullat me maja birre. Mbase e vetmja gje qe duhet bere eshte te hidhen ne vaj shume te nxehte dhe te lihen pak sekonda.

    ReplyDelete
  2. Je e mrekullueshme e dashur!

    ReplyDelete
  3. Shume komplimente per blogun!

    ReplyDelete

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...