Per ftesen ju duhen: 1 leter e trashe, 1 leter normale, 1 stampante, nje bisturi bricolage dhe vinovil. |
e diele, 9 tetor 2011
Ballakumja, z. Tironc dhe hana15she sapo jane zgjuar. Pasi perkedhelen per afro 20 minuta me fjalet me te embla te gjuhes shqipe, Ballakumja mendon se erdhi momenti i pershtatshem per nje bisede serioze.
"Po sikur ditelindjen e hanes15she ta festojme ketu ne shtepi...vetem ne te shtepise...pa miqte...he si thua"- belbezon Ballakumja
Hana15she var turinjte.
Ballakumja mallkon veten qe i nxorri ato fjale.
Z. Tironc kerkon te zbuse situaten.
Z. Tironc kerkon te zbuse situaten.
Kalojne edhe 20 minuta te tjera derisa situata qetesohet, dmth Ballakumja terheq te gjitha ato qe tha, me pika e me presje, e shpreh gatishmerine e saj per organizimin e festes.
"Babi me jep kompjutrin!"
"ma ço tek vidjo!"
"mami hajde ktu!" - jep urdhra hana15she, e bindur qe tani e ka ne dore.
Pasi shikon nja 20 video, ndalet tek nje torte Barbie.
"Mami mso sesi bahet, se kshu e du une torten"
"ç-f-a-r-e!!!!!!!! Po mami nuk eshte skulptore..."-
e hene, 10 tetor 2011
Prenotimi i salles.
Ne zgjedhjen e salles duhet te tregoheni stratege. Salla duhet te jete jo me larg se 500 m ne vije ajrore nga çerdhja, kopshti apo shkolla.
Ku qendron hilja?...siç e dini edhe ju, femijet e sotem jane teper te influencuar nga prinderit. Nese ti je nje nene antifashionista e bindur, nese ti kur kontakton me prinderit e tjere nuk e pajis veten me kova, furçe e mjete te tjera lyerje, te jesh e sigurte qe nena e L. (nje superfashionista, supersexy dhe superbibe) nuk do te ta sjelli kurre femijen ne festen e ditelindjes, ashtu siç nuk do te ta sjelli as T-racistja qe, megjithese ti ke kaluar me teper vite te jetes tende ne Itali sesa ne vendlindje, vazhdon akoma te te konsideroje si "extracommunitare".
Apo arabi...por kjo eshte histori e gjate...
Raste te tilla kur femijet perdoren si marioneta nuk jane aspak sporadike. Biles duhet te sqaroj qe viktimat, nese mund t'i quaj keshtu, nuk jane vetem femijet e te huajve. Snobimi i festave po behet gjithmone e me i shpeshte edhe ndermjet italianeve.
Qe t'i kthehemi hiles...zgjedhja e salles afer shkolles mund te beje qe disa nga keta prototipa-prinderish, qe permenda me lart, ta rikonsiderojne vendimin e tyre.
E di qe shume prej jush do te thone "te plasi ty!"...mua jo, por hajt t'i shpjegosh nje femije arsyet pse disa nga miqte e tij nuk kane ardhur ne feste...
e marte, 11 tetor

Ky eshte detaji qe me pelqen me teper por qe shume pak veta e vune re... |
e marte, 11 tetor
Zoti bekofte Google, Martha Stewart, blogun "Kara's party" e te gjitha ato gra, te cilat organizmin e festave e kane profesion, per idete fantastike qe hedhin online!
Te arrish te riprodhosh nje feste tyren eshte pothuajse e pamundur, mgjth ndihmesa qe japin per ne nenat eshte shume e madhe.
Te arrish te riprodhosh nje feste tyren eshte pothuajse e pamundur, mgjth ndihmesa qe japin per ne nenat eshte shume e madhe.
Pasi ka seleksionuar nje game te gjere temash dhe ka krijuar njefare ideje per realizimin e tyre, Ballakumja ia paraqet ne darke hanes15she, e cila ia hedh te gjitha poshte, pa i dhene as beneficion e diskutimit.
"Mami dua nje feste me Puffi!"
(Sa dua do te doja pufoja bytheve! - mendon Ballakumja)
E hene, 17 tetor
Pasi eshte kthyer nga nje weekend i kendshem ne shoqerine e miqve, Ballakumja harton nje liste me detyrat qe duhet t'i kryeje vete dhe ato qe do t'ia delegoje gjyshes dhe tezes se hanes15she.
Dhe pa ngritur as menderen nga poltrona, porosit online disa nga materialet e nevojshme per zbukurimin e salles. (Kush eshte i interesuar t'i hedhi nje sy Partytime shop. Personalisht mbeta e kenaqur. Pako erdhi brenda 24 oreve.)
E shtune & e diel, 12, 13 nentor
E keni parasysh Bree tek Disparate Houswifes? Ajo pispiruqja borgjeze gjysem-handikapate-mendore...ajo qe me te njejten gjakftohtesi vret burrin, e varros dhe pastaj vihet te gatuaje ...
- torte te mbuluar me brume sheqeri dhe te zbukuruar me lule, gjethe dhe nje Puffetta qe shkon per te mbushur uje ne lume;
- 30 panine te mbushura me proshute, sallamra, mortadella etj.;
- 20 gota me mousse kosi dhe fruta te fresketa;
- 30 cupcakes me karrota dhe bajame dhe me frosting prej mascarpone dhe pure molle, te aromatizuar me kanelle.
- 50 biskotat me bajame te zbukuruara me icing blu;
- sallam çokollate e zeze;
- sallam çokollate e bardhe;
- 2 pako wuerstel ne perde pasta sfoglia;
- shkopinj prej pasta sfoglia te mbushura me djathe grana padano dhe te sperkatura me fara suzami;
- pica te vogla prej pastafoglie;
- trekendesha buke me gjalp dhe reçel luleshtrydheje;
- rolè pancarreje te mbushur me mousse proshute.
...tamam ajo!! :DDD
e hene, 14 nentor
ora 21:20
Perpara se te mbylle syte, Ballakumja i premton vetes qe ne nentor te 2012 do te semuret aq shume sa mjeku do t'i urdheroje qendrim shtrati... :DDDD
Bej shaka, sigurisht. Me mjafton nje "mami te dua sa qielli e sa toka" qe ta ribeje prape festen..qofte edhe neser :)
P.S.: Recetat vijojne sot, neser, pasneser ose parcineser :DDD

Ediola me kenaqe,Hana te te behet edhe 100 vjec, me shendet dhe e lumtur prane njerezve te dashur. Edhe ne jemi ne te njejten situate sepse e vogla ka ditelindjen ne date 20/12 dhe kemi filluar qe tani me kerkimet dhe idete, por ka nje problem se ma nderron mendjen 100 here per torten dhe ma ka bere listen çarçaf duke ftuar gjithe lagjen meqe nuk shkon ne kopesht:), te shohim cdo bejme.
ReplyDeleteDite e pune te mbare per sot.
Mirela
Po ti e paske te thjeshte fare! Duke qe ne prag festash ke material sa te duash :)
ReplyDeleteKerko ne google blogun "kara's party" apo "hostess with mostess" qe te te sherbejne me idete si frymezim. Por po te isha ne vendin tend do te organizoja nje feste me ngjyrat e krishtlindjeve - te bardhe & te kuqe - dhe do te ftoja "plakun e Vitit te Ri" per t'u shpendare dhurata femijeve.
Kete vit u ndava edhe une dhurata, kostoja e te cilave me shkoi me pak se 10 euro, por aq u kenaqen femijet. Mjafton aq pak per t'i bere te lumtur! :)
Flm per urimet dhe me krahe te lehta!
Edi