Shkruaj perberesin ...

Tuesday, November 15, 2011

Torta Puffetta

Per nje rezultat te shpejte dhe mbi te gjitha te sigurte, ne vend te recetes sime te pandispanjes, e cila kerkon qe vezet te rrihen me rrahes elektrik per gati gjysem ore, vendosa te provoj kete pandispanje te modifikuar, te cilen e keshillojne shume nga amvisat e forumit italian cookaround. 
Meqenese jam veterane ne pergatitjen e tortave me brume sheqeri - çdo vit gatuaj rreth 3-4 te tilla :D - do ju keshilloja qe te fraksiononi kohen e pergatitjes se tortes. E kjo per 2 arsye. E para, torta behet me e mire dhe e dyta, ju lodheni me pak.
Ne rastin konkret bazen e tortes e pergatita te shtunen ne darke. E mbusha dhe e lashe gjithe naten ne frigorifer.
Te dielen ne mengjes e leva te gjithe siperfaqen me pana te rrahur dhe e lashe per gati 5 ore ne frigorifer te mpiksej. Me pas e perfundova me zbukurimet me brume sheqeri.



 

Torta "Puffetta"



Torte per tepsi me permasa 30x40 cm


Per bazen:
12 veze ne temperature ambjenti
480 gr sheqer
2 pako te vogla vanilje (ne mos gaboj peshojne 0,16 gr) 
2 luge lekure limoni
300 gr miell 00
200 gr niseshte
2 pako fryres brumi per embelsira
200 gr gjalp
nje maje luge kripe

Pergatitja:ndajme ne 2 tasa te verdhat dhe te bardhat e vezeve.
Rrahim me rrahes elektrik, per afro 10 minuta, te verdhat e vezeve me disa luge uje rubineti te ngrohte (jo me teper se 10 luge).
I shtojme 400 gr sheqer, kripe, vaniljen dhe lekuren e limonit. I rrahim per disa minuta derisa te perftojme nje mase kremoze dhe te bardhe.
Veç rrahim te bardhat e vezeve me sheqerin e mbetur.
Me pas i hedhim te bardhat me shume delikatese ne masen me te verdhat dhe e perziejme me nje luge druri nga poshte-lart, me levizje rrethone, ne menyre qe masa te mos bjere.
Sitim miellin, niseshtene dhe fryresin e brumit dhe ia shtojme mases se mesiperme pak e nga pak (nga 2-3 luge), duke e perzier me te njejten delikatese.
Shkrijme gjalpin dhe sapo te jete ftohur ia shtojme mases se tortes.
Lyejme me gjalp nje tepsi me permasa 30x40 ose lagim letren e pjekjes me uje dhe e shtrojme ne tepsi.
Hedhim ne tepsi masen dhe e vendosim ne furre ne temp. 170°C. Koha ndryshon nga furra ne furre, prandaj sugjeroj gjithmone te perdorni kruajtesen e dhembeve per te provuar nese torta eshte pjekur plotesisht apo jo. Sdq mos e hapni furren 20 minutat e para! (Furra ime e poqi per rreth 50 minuta.)
Pasi torta te jete pjekur e leme edhe 10 minuta te tjere ne furre te fikur.
Me pas e nxjerrim dhe presim derisa te ftohet plotesisht. Pasi eshte ftohur e ndajme me shume kujdes ne 3 shtresa.








Per shurupin me te cilen do te lagim torte ju duhen:
1 liter qumesht ne temperature ambjenti

Shtrojme shtresen e pare te pandispanjes dhe njomim te gjithe siperfaqen e saj me qumesht. 



Siç edhe jua kam thene ne recetat e meparshme, nese nuk keni shishe te posaçme pastiçerie, merrni nje shishe uji dhe bejini nje vrime tek tapa.


Me pas procedojme me shtrimin e kremit Rocher.
Mbi kremin Rocher shtrojme nje shtrese tjeter pandispanja, te cilen e njomim me qumesht.
Shtrojme kremin chantilly dhe ne fund e mbulojme me pandispanjen e mbetur.

 


Per mbushjen me krem chantilly:

1 l qumesht i fresket

4 te verdha veze
160 gr sheqer
70 gr miell
pak kripe
vanilje
250 gr pana per embelsira.

Pergatitja:

ziejme qumeshtin me vaniljen.
E leme te ftohet pak dhe nderkohe rrahim te verdhat e vezeve me sheqerin dhe nje maje luge kripe. I shtojme miellin dhe i perziejme.
Ne fund i shtojme qumeshtin pak e nga pak, duke e perzier pa nderprerje.
E rivendosim kremin ne zjarr te ulet dhe e kaurdisim derisa te arrije temperaturen e vlimit.  (Kremi nuk duhet te vloje!!!)
Kur kremi te jete trashur e heqim nga zjarri dhe e leme te ftohet.
Veç rrahim panen.
Ia shtojme kremit me delikatese dhe kur te dyja masat te jene perzier mire me njera tjetren, e mbulojme tasin me qese kuzhine.

Per mbushjen me krem rocher:
800 gr nutella
2 pako biskota wafer me lajthi, nga 100 gr secila
200 gr lajthi te grira
 
400 gr pana per embelsira

Pergatitja:


e vendosim kavanozin e nutelles (te hapur!) ne mikrovale per 3 sek. ne menyre qe te zbutet. I shkermoqim biskotat wafers ne nje tas.
I shtojme te gjithe perberesit dhe i perziejme.






Per zbukurimin e tortes:
400 ml pana per embelsira e sheqerosur



1 kg sheqer pluhur
60 ml uje
10 gr xhelatine per embelsira
100 gr mjalte

Pergatitja:
Lyejme me pana te gjithe siperfaqen e tortes.
E vendosim torten ne frigorifer dhe merremi me pergatitjen e brumit te sheqerit.

I vendosim fletet e xhelatines ne nje tas me uje te ftohte dhe kur te jene zbutur i shtrydhim. I hedhim ne nje tenxhere, te cilen e kemi vene mbi zjarr, bashke me ujin dhe mjaltin. Kur keta 2 perberes te jene shperbere, aq sa te formohet nje leng homogjen (pune sekondash), e heqim tenxheren nga zjarri.
Ne mixerin e kuzhines (ose nese keni robot nga ai qe ben buke akoma me mire) hedhim sheqerin pluhur dhe lengun e perftuar si me siper dhe e perziejme derisa te formohet nje top brumi. E punojme me dore kete brume qe te fitoje pak elasticitet.
Sipas deshires e ndajme ne topa dhe e ngjyrosim.
Mbulesen e tortes e hollojme me okllai si te ishte pete byreku, vecse ne vend te niseshtese perdorim sheqer pluhur.
Kete pete sheqeri e shtrojme me shume kujdes mbi torte dhe e zbukurojme sipas deshires. 

2 comments:

  1. Komplimente per blogun. I kam provuar disa nga recetat dhe me kane dale sh te shijshme. Kma ditelindjen e cunit dhe kam vendosur ta pergatis vet embelsiren. Po shoh perberesit dhe nuk e di me cfare emri ta gjej panna per embelsira. A eshte e njejta me panna da montare qe behet shllaku? Po ne anglisht me cfare emri e gjej?Flm. Diana!

    ReplyDelete
  2. Flm Diana. Panna per embelsira eshte pikerisht panna da montare. Ne anglisht nuk e di sesi i thone por ka 2 lloje, e fresket pa sheqer dhe e konservuar me sheqer.
    Une hasa shume veshtiresi ne renditjen e tortes sepse kremi chantilly nuk u be mjaft i trashe. Para disa ditesh festova perseri ditelindjen e vajzes dhe kete here i shtova kremit 2 flete xhelatine per embelsira, keshtuqe u trash aq sa qendroi kompakt, madje edhe ne prerje feta e tortes dukej me e bukur.
    Shpresoj te te vije ne ndihme ky truk i fundit.
    Me krahe te lehte dhe urime djalit per ditelindjen!
    Tung

    ReplyDelete

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...