Shkruaj perberesin ...

Friday, November 4, 2011

Hara-flani

Para ca kohesh une me miken time Gena filluam nje gare. Ne fakt nuk ishte konkurrence ne kuptimin e vertete te fjales por,  ishte nje menyre per te stimuluar kreativitetin e njera-tjetres.  
Garen e fillonte Gena duke shfaqur receten e saj te bollshme, qe i pershtatej shume mire shijeve amerikane, ndersa une gatuaja versionin tim te recetes duke e evropianizuar.
Ne kuader te kesaj "sfide" lindi edhe receta e meposhtme.
Perberesit qe kishte perdorur Gena ishin polenta dhe prasi. Per te nxjerre nje recete kreative me keto dy perberes, nderthura receten e flanit francez me receten e harapashit shqiptar, prandaj edhe emri i çuditshem hara-flani :)






Hara-flani

Perberesit x 4-6 persona:
3 presh
qumesht
1 veze
polenta apo sic thone kosovaret llape misri
4 feta djahte qe shkrihet ne temperature te larte, psh. Sottilette
200 gr melçi viçi
2-3 luge vaj ulliri
kripe
piper
rigon
pak miell

Pergatitja:
pastrojme preshte. I presim holle dhe i skuqim ne vaj ulliri. I shuajme me uje dhe i leme ne zjarr derisa te zbuten.

Me pas ne nje tas rrahim vezen me qumeshtin, kripen dhe piperin. Ne fund i shtojme preshte e skuqur.
Vendosim nje tenxhere me uje te kripur ne zjarr dhe gatuajme polenten sipas tregimeve te kutise.
Lyejme me vaj ose gjalp nje tave dhe vazhdojme me shtrimin.
Baza eshte gjysma e polentes, me pas shtrojme pergatitjen me presh dhe mbi te fetat e djathit. E perfundojme shtrimin me gjysmen tjeter te polentes. 





E sperkatim me copa gjalpi dhe e pjekim ne furre ne temp. 200 °C per 15 min. 
Nderkaq lyejme me miell melçite dhe i skuqim ne vaj ulliri. I kriposim, i peperosim dhe i shuajme me uje. I veme kapakun dhe i leme te gatuhen ne zjarr te ulet. Ne fund i sperkatim me rigon. 
I shtrojme ne pjate si ne foto dhe i servirim si pjate e dyte.
Gjak e dhjame :D


    

1 comment:

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...