Siç jua kisha premtuar ne kete post, te disa javeve me pare, sot po ju jap receten e kungujve te mbushur te mikes sime Manueles...
Kunguj te mbushur
Kunguj te mbushur
Perberesit per 4 persona:
2 kunguj
200 gr djathe i bardhe
1-2 luge kos
3 thelba hudher
1 filxhan vaj per skuqjen
ereza sipas deshires
spec djegez
2 luge uthull balsamike
Pergtitja:
presim kungujt ne feta dhe i skuqim ne vaj. Shkermoqim djathin. I shtojme kosin dhe e shtypim me pirun derisa te perftojme nje krem. Lyejme kungujt me krem dhe i rrotullojme. I vendosim ne nje ene dhe i sperkatim me spec djeges, hudher te grire dhe ereza te fresketa. Ne fund i sperkatim me nje dressing me vaj ulliri dhe uthull balsamike. Me pas e vendosim enen ne frigorifer per 1-2 dite.
Ne vend te kungujve mund te perdoren edhe patellxhana.
P.S.: ajo qe tregohet ne foto eshte receta e mikes sime por me pak ndryshime. Erezat (koper, majdanoz, hudher gjarpri te fresketa) dhe hudhren ia shtova qe ne fillim kremit te djathit dhe ne vend te uthulles balsamike perdora uthull vere.
P.P.S.: Danke Manù
No comments:
Post a Comment