Shkruaj perberesin ...

Saturday, September 17, 2011

Tarte tatin me speca te kuq

Ju kujtohet receta e krostates se permbysur me qepe te kuqe? Nese jo, hidhini nje sy sepse eshte nje nga recetat qe kam me teper perzemer, kjo pasi adhuroj qepen e kuqe.
Sot e provova tarte tatin me speca te kuq duke u frymezuar edhe nga nje recete qe lexova tek Saveurs. Abinimi mjalte-trymez i heq shijen e forte specit duke i dhuruar delikatese. Por nese e deshironi akoma me teper delikate, mund te eliminoni hudhren nga receta.



Tarte tatin me speca te kuq   

Perberesit per 4 persona:

nje pete pasta sfoglia
2 speca te kuq
nje luge e vogel mjalte
trymez e fresket
kripe
vaj ulliri
piper
1 thelb hudher

Pergatitja:
i qerojme specat dhe i presim ne shirita te trashe.
Qerojme gjithashtu edhe hudhren dhe e grijme ne feta te holla. Ngrohim pak vaj ulliri ne nje tigan dhe i shtojme ne fillim fetat e hudhres dhe me pas shiritat e specit. I kriposim, i hedhim nje luge mjalte dhe i aromatizojme me trymez te fresket. 


I veme kapakun tiganit dhe i leme te gatuhen ne zjarr te ulet per afro 10-15 minuta, derisa specat te zbuten.
Me pas i heqim nga zjarri dhe i leme te ftohen.
Ndezim furren ne temp. 200°C.
Pasi tigani eshte ftohur e mbulojme me peten e pasta sfoglias. E lyejme siperfaqen e petes me pak qumesht.



E pjekim ne furre per afro gjysem ore, derisa siperfaqja te rezultoje e pjekur. 
Me pas e permbysim dhe e servirim me gjize te sperkatur me spec te kuq por mund te serviret edhe vetem me salce kosi.

Gjak e dhjame :D

No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...