Shkruaj perberesin ...

Wednesday, July 20, 2011

Mengjese vere

Si eshte zgjimi juaj? Beni pjese ne ate grup njerezish qe ngrihen menjehere ne kembe sapo bie zilja, apo ju duhet nje broke me uje per t'ju zgjuar? :)
Une fatkeqesisht bej pjese ne grupin e pare. Them fatkeqesisht pasi, perveç rasteve kur jam semure, s'kam provuar kurre ate kenaqesine e zgjimit nga aroma e kafese apo puthja e partnerit. Biles ndodh e kunderta!
Zgjohem heret, shume heret. Me duhen 5 minuta per te pergatitur mengjesin dhe pastaj ulem ne ballkon per ta shijuar ne vetmi.
Ne ate ore mbizoteron heshtja. Grilat e dritareve jane te ulura. Ndjehet zhurma e larget e furgonit qe pershkon rrugen deri ne keshtjelle. Gjerboj kafene time pa sheqer dhe pozicione komshinjsh nen çarçafe me ngacmojne kureshtjen. 
(Kureshtje perverse apo kureshtje Poe-iane, quajeni si ta doni, por qe kur kam lexuar se pozicioni qe marrin njerezit ndersa flene gjume eshte nje tregues i personalitetit te tyre, mengjeseve, kur dal ne ballkon, vras mendjen si eshte duke fjetur komshija ime ... nje grua me trupin dhe zerin e Polifemit, e me nje mimike qe percjell nje karakter te forte, qe perputhet me profesionin e saj, gardiane burgu.)  

Me pelqen ajo kafeja e mengjesit ne ballkon! Jam vetem une me ca mendime qe peshojne me pak se ajri. Fluturoj perqark tyre per t'i kategorizuar ne baze te ngjyres e peshes, por ashtu siç ndodh me nje kaleidoskop ... humbas fillin.
E nderkohe rrezet e para te diellit shfaqen mbi majen e malit. Ndjehen zhurmat e grilave, te makinave te kafese dhe cingerimat e filxhanave... 
A new day has come! 




Pudding me fruta pylli (ideale per t'u shijuar ne mengjes)


Perberesit per 4 persona:

nje çerek kg fruta pylli

170 gr pan carrè (buke per sandwich)
60 gr sheqer ose me teper
80 gr gjize e embel (ricotta)
disa gjethe mente e fresket
30 gr sheqer pluhur

Pergatitja:
presim anet e bukes per sandwich dhe veshim me qese kuzhine nje forme plumcake ose nje ene tjeter.



Ne nje tenxhere hedhim 0,75 dl uje (rreth treçerek gote uje), sheqerin dhe frutat e pyllit, duke hequr menjane disa fruta per zbukurimin.
I japim nje vale per rreth 2 minuta dhe i kullojme duke ruajtur shurupin. Frutat e pyllit i leme menjane pasi na duhen per mbushjen.


Veshim enen  me fetat e bukes dhe i lyejme me shurupin.


Shtrojme ne fillim frutat e pyllit, siper tyre shtrojme feta buke, te cilat edhe keto i lyejme me shurup.


 Ne nje tas kullojme gjizen ne menyre qe te eliminohen kokrrizat. I shtojme sheqerin pluhur dhe gjethet e mentes. 




Shtrojme gjizen. E nivelojme me shpatull kuzhine dhe shtrojme mbi te feta te tjera buke, te cilat edhe keto i njomim me shurupin. 

Une e bera vetem me dy shtresa sepse ena ishte e vogel por mund te shtoni shtresat sipas deshires.

E mbyllim enen me qese kuzhine. I vendosim siper nje ene tjeter, ne menyre qe embelsira te na dale sa me kompakte dhe e vendosim ne frigorifer per 24 ore.

P.S.: ne pamundesi te frutave te fresketa mund te perdoren edhe fruta pylli te ngrira. Nje ide per zbukurimin e embelsires do te ishte t'i gatuani frutat e pyllit si gliko dhe t'i shoqeroni me pana te rrahur.



Gjak e dhjame :D

4 comments:

  1. a big cup of coffee dhe behem qiqer.
    komplimente per blogun!

    ReplyDelete
  2. Duket shume e shijshme dhe do ta provoje patjeter. Buke ke perdorur pancarrè apo per tramezzini?

    ReplyDelete
  3. pancarrè sepse vetem ate kisha por mund te behet edhe me pandispanja.

    ReplyDelete
  4. Do bej diete b**** jote :-) Nuk mbajme dot ne me keto qe ve ti :-) Me shkrive e dashur si gjithnje...Ti je shok e jo shoqe..e kupton vete ti!!!!! ciao kadrie!!!!!

    P.S. me qafsh, sa kile fruta pylli ble ne jave :-) Si une me qershiat dhe luleshtrydhet lol

    ReplyDelete

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...