Per te çuar ne falimentim nje dyqan qoftesh ne Elbasan ishte e thjeshte fare. Mjaft te perhapje fjalen qe tek ai dyqan qoftet beheshin me mish kali e gomari dhe s'i shkelte me ne dere kembe klienti.
"Mazallah" thonte edhe Ballakumja, por ja qe ne nje darke italianesh i serviren nje sallam te stazhonuar e te grire fije-fije, te shoqeruar me sallate rukola, uthull balsamike dhe djathe grana.
I ngjashem ne shije me bresaolen, vinte pak si me i embel. Embelsi qe ne kete pjate ekuilibronte shijen e hidhur te rukoles.
Ballakumes i pelqeu aq shume saqe filloi te informohej rreth mishit te kalit.
Mesoi qe ne permbajtjen e tij ka nje game te gjere proteinash e vitaminash, njeri prej te cileve hekuri. Prandaj u keshillohet konsumimi femijeve te vegjel, sportisteve, njerezve qe vuajne nga anemia dhe sidomos grave shtatzana. Nje vlere tjeter e ketij lloji mishi eshte mungesa pothuajse totale e yndyrnave, pra mund te perdoret edhe gjate dietave.
Mish mezi me patate
Perberesit per 4 persona:
rreth 500 gr mish mezi
2 qepe
gjethe dafine
1 gote vere e bardhe
piper
patate sipas deshires
rozmarine
vaj ulliri
kripe
koncentrat leng perimesh
Pergatitja:
ne tenxhere me presion skuqim qepen, i shtojme mishin e mezit te prere ne kubike te medhenj. I kaurdisim dhe i shuajme me nje gote vere te bardhe dhe 2-3 gota uje (mishi duhet te mbulohet nga uji), ku kemi tretur koncentratin e perimeve. I rregullojme me kripe dhe piper dhe e mbyllim kapakun. I gatuajme per afro 30 minuta.
Nderkohe zijme per 5-10 minuta patatet ne uje me kripe. I kullojme, i qerojme patatet dhe i presim sipas deshires. I lyejme me kripe dhe rozmarine dhe i skuqim ne nje tigan me vaj ulliri dhe pak gjalp (nese deshironi).
I servirim te ngrohta.
P.S.: mishi i gatuar duhet te jete aq i lengshem sa gulashi!
P.S.S.: nese keni kohe mund ta gatuani ne tenxhere normale. Ne kete rast zgjatet koha e zierjes, afro 2 ore. Nqse hyni ne kategorine e pinjolleve dhe koncentratet e perimeve nuk i perdorni, lengun mund ta gatuani vete me nje karrote, nje qepe dhe nje dege selinoje.
Gjak e hekur :D
No comments:
Post a Comment