A e dini ç'deshiroj ndonjehere?...Te jetoj ne nje vend te izoluar. Larg modernitetit. Diku midis maleve. Atje ku asnje antene nuk kap valet televizive dhe asnje gazete nuk mberrin. Dua qe ato cicerimat e zogjve, qe me zgjojne ne mengjes, te me shoqerojne gjithe diten. Dua qe shpirti te mos me trazohet kur hap televizorin. Vrasjet, atentatet, tragjedite te mos me shkarkohen me vrull atehere kur shpirti eshte i pambrojtur. Ndjehem shume e vogel per te perballuar gjithe kete peshe dhimbjesh. Dua nje jete me poezi, ngjyra, lule, aroma, buzeqeshje, thjeshtesi, flutura...dua nje jete medioker!
...............
Reçel qepesh
1 kg qepe te kuqe
300 gr sheqer integral
20 cl vere e bardhe
50 gr rrush i thate
piper
rozmarine
kanelle
Pergatitja:
qerojme dhe i presim ne feta qepet. I skuqim ne 2 luge vaj ulliri derisa te zbuten. Me pas i shtojme sheqerin, veren e bardhe, rrushin e thate, piperin dhe nje degez rozmarine, te mbeshtjelle ne nje cope nape.
E gatuajme ne zjarr te ulet per rreth 1 ore. E aromatizojme me pak kanelle dhe e konservojme ne kavanoza te sterilizuara per ta servirur me djathera te stazhonuara.
E gatova sot per ta servirur me djathin kaçkavall qe me sollen nga Shqiperia dhe abinimi m'u duk perfekt.
Dashke jete medioker....jata mediokre per ty e dashur e per disa te tjere eshte hobi....ah sa shume kam per te thene mbi kete teme....por jo sot sepse kam mijera pune per te bere!!!!!! muahhh
ReplyDeleteE di qe une e kam provuar njehere kur kam qene scout. Kam jetuar 1 jave ne nje shtepi katunaresh, midis maleve, afer kufirit me Zvicren. Pa energji elektrike. Pa uje te ngrohte. Zgjoheshim ne 5 te mengjesit per te mjelur lopet. hahaha Miqte e mi italiane e perjetuan si eksperiencen me te bukur te jetes se tyre kurse une i perserisja nga mengjesi deri me darke "po une keshtu kam jetuar ne shqiperi" lol
ReplyDeletemirepo tashti, si duket jam italianizu shume :P...me mungon ajo qetesi rurale...Sdq s'e bej dot ate jete...duke njohur veten do perfundoj qe do zihem me rreckat e mija lol
Edhe pse me pune deri ne fyt, i lexova komentet e tuaja. (HAHAHAHA) Muah..mirupafshim neser ne mengjes ne fb
Edi