Shkruaj perberesin ...

Sunday, July 10, 2011

Midhje afrodiziake

Jeni duke kerkuar nje recete afrodiziake nga ato qe sapo partneri t'i ndjeje aromen  t'i ngrihet niveli i testosteronit si Hulkut? Nje porcion magjik qe te harroje lodhjen, shqetesimet, stresin dhe te bjere permbys ne kembet e tua?
Hmm... me dhimbje ju njoftoj qe nuk ekziston :)
Eshte e kote te harxhoni kohen duke kerkuar receta me banane, xhinxher apo çokollate me spec djeges. Ok, eshte provuar shkencerisht qe lloje te ndryshme peshqish me guacke, bananet apo disa ereza kane efekte te tilla mbi seksualitetin e njeriut por ky efekt eshte gati i paperfillshem per sasine qe konsumojme. 
Gjithçka luhet ne  aspektin psikologjik. Njeriu eksitohet nga menyra e ngrenies se disa ushqimeve, nga ngjyra, forma, etj. dhe e pare ne kete prizem marrin kuptim vetite afrodiziake qe u vishen disa ushqimeve. 
Ju kujtohet skena kur Kim Basinger lyhet me mjalte tek filmi "9 jave e gjysem" e pra, po te mos e kisha pare ate film, mjalti per mua do te vazhdonte te ishte nje ushqim me veti qe ndihmojne ne lehtesimin e simptomave te gripit dhe nje maske e shkelqyer kunder puçrave por, kurrsesi afrodiziake. 
Pas gjithe kesaj fol-ozofie po ju jap receten me afrodiziake te Ballakumes: midhje ne leng domatesh. Per te shijuar efektet afrodiziake te kesaj recete duhet te hiqni nga tavolina thike e pirunj dhe te hani me duar.

P.S.: Nese nuk funksionon ju sugjeroj te blini nje pale lingerie te reja...ato funksionojne gjithmone :D
P.P.S.: kjo recete eshte me origjine nga zona e Tarantos (Itali) por Ballakumja i ka shtuar içik vere te bardhe per lezet :) 






Midhje ne leng domateje pikante

Perberesit per 2 persona:

1 kg midhje
2 thelba hudhre
2 spec djeges
1 gote vere e bardhe
gjysem kg leng domateje (salce)
1 qepe e njome (vetem koka e bardhe)
vaj ulliri extravergine
majdanoz i fresket

Pergatitja:
pastrojme midhjet. I heqim leshteriket dhe i pastrojme guackat me furçe. Skuqim qepen dhe hudhren te grire imet ne nje tenxhere apo tigan te thelle ne te cilin kemi hedhur pak vaj ulliri. I shtojme specin djeges, lengun e domateve dhe me pas midhjet. I kaurdisim dhe i shuajme me vere te bardhe. I veme kapakun tenxheres dhe i leme te gatuhen per afro 10-15 minuta. Me pas i vendosim ne pjatance dhe i sperkatim me vaj ulliri extravergine dhe majdanoz te grire imet. I sherbejme te ngrohta te shoqeruara me vere te bardhe dhe buke te thekur.
Gjak e testosteron :D



1 comment:

  1. Ti me shkrin gazit mua. Je cool goce! Ada

    ReplyDelete

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...