4 te verdha vezesh
125 gr sheqer
gjysem litri qumesht
fruta pylli sipas deshires
pandispanja e bere vete ose e gatshme
liker, amaretto
Pergatitja:
fillimisht pergatisim kremin anglez. Vendosim ne zjarr nje tenxhere ne te cilen kemi hedhur qumeshtin. Sapo te arrije temperaturen e vlimit e heqim nga zjarri.
Rrahim me tel kuzhine te verdhat e vezeve me sheqerin derisa te zbardhen. I shtojme pak e nga pak qumeshtin duke e rrahur papushim.
E hedhim perberjen ne tenxhere dhe e rivendosim mbi zjarr te ulet. E kaurdisim me tel kuzhine derisa te trashet. Nuk duhet qe kremi te vloje prandaj duhet treguar kujdes me temperaturen e zjarrit!
Pasi kremi eshte trashur e leme menjane te ftohet.
Presim ne kubike te vegjel frutat e pyllit dhe i hedhim ne enen e servirjes, ne rastin tim gota vere.
Presim, ne baze te diametrit te enes, pandispanjen. I vendosim rrathet e pandispanjes mbi frutat dhe i sperkatim me pak liker. Hedhim mbi pandispanjen kremin dhe mbi kremin fruta pylli sipas deshires. Para se ta servirim, e vendosim enen ne frigorifer per disa ore.
Gjak e dhjame :D
Presim, ne baze te diametrit te enes, pandispanjen. I vendosim rrathet e pandispanjes mbi frutat dhe i sperkatim me pak liker. Hedhim mbi pandispanjen kremin dhe mbi kremin fruta pylli sipas deshires. Para se ta servirim, e vendosim enen ne frigorifer per disa ore.
Gjak e dhjame :D
Shume e shijshme... Sa zili te kam qe arrin te gjesh fruta te fresketa pylli atje... ketu as nuk behet fjale te gjesh :(
ReplyDeleteVetem ato te ngrirat te Buitoni qe kur shkrihen mos ta them me mire cfare pamje marrin!
ah sa inat! edhe une jam duke vrapuar kunder kohes si i thone sepse çmimet sa po vijne e po rriten. nje qese gati 500 gr luleshtrydhe me kushtoi 6 euro te shtunen :( Ishin te mira, ishin fshatari, ishin te kuqe flake etj. etj etj. por sqf aq kushton nje kg mish :(
ReplyDeleteMe kane mbetur disa fruta pylli ne shtepi dhe kur po vija tani nga pushimi i drekes po vrisja mendjen sesi t'i gatuaja. Kam ne koke nje ide qe mund te gatuhet edhe me fruta pylli te ngrira por do ta provoj vete njehere se mos me shan pastaj :D
Tung Kamela