Shkruaj perberesin ...

Thursday, July 7, 2011

Nikoqire gati-tu!

Jemi gra nikoqire e kjo s'vihet ne diskutim! Kjo dhunti tipike e femrave shqiptare del me teper ne pah gjate stines se veres kur ne kulmin e vapes, nxirren nga dollapi tenxheret e medhaja.
Pyeten gjyshet, nenat, shoqet, vjehrrat, komshijet, per receten e glikose se qershise, arrave, shalqirit, reçelit te fikut, luleshtrydhes, boronicave, kumbullave e çdo fruti tjeter qe, mund te perziehet me sheqerin ne temperatura te larta.
Blihet sheqer ne sasi industriale. 
E pasi vishen me nje durim qe do ua kishin zili edhe monaket tibetane, nis nje maratone me qellimin e vetem: KONSERVIMIN!
Pergatitja eshte e njejte: mblidhen, pastrohen, vlohen, kaurdisen...dhe ne fund mbyllen ne kavanoza te sterilizuara bashke me kujtimet, ngjyrat, aromat e nje vere qe eshte duke shkuar.

P.S.: Falenderoj Ilden per recetat e meposhtme.




Gliko sipas recetes se Ildes

Perberesit:

1 kg luleshtrydhe
1 kg sheqer

Pergatitja:

vendosim ne nje tas luleshtrydhet e pastruara. U hedhim sheqerin, i mbulojme me pecete dhe i leme te pushojne nje nate ne frigorifer ose ne ambjent te fresket.
Te nesermen i ziejme ne zjarr te ulet per rreth treçerek ore, duke i hequr here pas here shkumen qe krijohet ne siperfaqe. Kontrollojme gjithashtu trashesine e lengut dhe nese verejme qe eshte shteruar shume i shtojme uje.
Pasi lengu ka arritur trashesine e duhur e heqim tenxheren nga zjarri. E mbulojme me pecete te lagur dhe e leme te pushoje per disa ore.
Une s'po prisja dot prandaj i mbusha tasat menjehere per t'i provuar dhe fotografuar, por ju sugjeroj te prisni  :)
Sipas deshires mund ta konservojme duke e hedhur ne kavanoza te sterilizuar.
Me te njejten recete gatova edhe glikone e manaferrave.






No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...