Ballakumja jeton ne simbioze me sensin e fajit.
Eshte i pashmangshem. I vjen rrotull. I merr frymen. Gjithmone e kudo do gjindet dikush qe do i drejtoje gishtin.
"- Ballakume pse mungon faqja 3 tek akti origjinal?
- mos jam gje FAQ une qe te dije te jape pergjigje per çdo problem te stampantes...?!?!"
Sdq keto jane ndjenja faji qe Ballakumja i largon fesht-fesht sapo vjen fundjava por, eshte nje ndenje faji gjithmone koherent, i palekundshem, mizor qe e prek ne pasigurine e saj prej nene te re. E behet fjale per menyren sesi ushqehet hana15she. Ballakumja eshte ne gjendje te kenaqe shijet e nje kinezi, amerikani, australiani, meksikani, italiani, gjermani etj. por kur behet fjale per hanen15she bllokohet. Asgje nuk i pelqen nga dora e saj! Nuk i pelqejne perimet! Nuk i pelqejne embelsirat! Biles nuk i pelqen as sallata me karrota! (Mami ne kopesht e bejne me te mire....PFFFFF) ... por mbreme Ballakumja korri nje fitore qe ia vlen te shenohet ne kete blog: hana15she e pelqeu pudding!!! YESS!!!
Perberesit per 6 persona:
3 veze
250 ml qumesht
250 ml pana
arre moskat
afro 80 gr gjalp
buke e bardhe e prere ne feta
200 proshute
200 gr djathe qe shkrihet psh. fontina ose assiago
60 gr parmigiano reggiano
Pergatitja:
Pergatitja:
ngrohim furren ne 180°C dhe lyejme me gjalp nje tave.
Rrahim vezet me qumeshtin, panen, arren moskat dhe kripen.
Lyejme me gjalp disa feta buke dhe i shtrojme ne tave duke u munduar te mos leme hapesire bosh.
U hedhim siper fetave te bukes gjysmen e perberjes me veze dhe presim 5 minuta derisa buka ta thithi.
Shtrojme fetat e proshutes dhe djathin. Me pas i mbulojme me nje shtrese tjeter me buke te lyer me gjalp dhe ne fund i hedhim siper perberjen me veze, proshuten dhe djathin e mbetur.
E pjekim taven ne furre per 25-30 minuta derisa siperfaqja te marre ngjyren e pjekjes.
Para se ta servirim e leme per disa minuta ne furre te fikur dhe me dere te hapur.
2 fjale per receten:
- une perdora djathe fontina por kush nuk ka mundesi ta gjeje mund ta zevendesoje fare mire me djath sottilette kraft apo lloj tjeter djathi te ngjashem;
- per kete recete une perdor buken ne feta "Mulino Bianco";
- nese deshironi mund te perdorni vetem pana (500 ml pana);
- sugjeroj te perdorni gjalp fshatari pasi i jep nje arome shume te mire puddingut...pra ben diferencen!
Gjak e dhjame :D
2 fjale per receten:
- une perdora djathe fontina por kush nuk ka mundesi ta gjeje mund ta zevendesoje fare mire me djath sottilette kraft apo lloj tjeter djathi te ngjashem;
- per kete recete une perdor buken ne feta "Mulino Bianco";
- nese deshironi mund te perdorni vetem pana (500 ml pana);
- sugjeroj te perdorni gjalp fshatari pasi i jep nje arome shume te mire puddingut...pra ben diferencen!
Gjak e dhjame :D
Hahah...fantastike! Shume origjinale.Urime per blogun!
ReplyDelete