E di qe pothuajse te gjitha amvisat shqiptare dine te gatuajne sultjashin por.... nuk besoj te dine kete variant :)
Ky sultjash serviret ne nje nga hotelet me chic te Val Pusteria (hotel Adler, Dolomiten, Alto Adige, Italy) dhe krijuesja e tij eshte nje kuzhiniere suedtiroleze, Helene Markart.
Megjithese emri i recetes eshte krem orizi, ngjashmeria me sultjashin eshte mese evidente, si ne shije ashtu edhe ne pamje, ndryshon vetem menyra e gatimit.
Perveç kesaj m'u duk shume interesant karamelizimi i sheqerit ne fund si te ishte creme brulè dhe pastaj shoqerimi i pjates me fruta te fresketa pylli qe i jep nje freski verore kesaj embelsire.
Megjithese emri i recetes eshte krem orizi, ngjashmeria me sultjashin eshte mese evidente, si ne shije ashtu edhe ne pamje, ndryshon vetem menyra e gatimit.
Perveç kesaj m'u duk shume interesant karamelizimi i sheqerit ne fund si te ishte creme brulè dhe pastaj shoqerimi i pjates me fruta te fresketa pylli qe i jep nje freski verore kesaj embelsire.
Sultjash i karamelizuar me fruta pylli (receta origjinale titullohet krem orizi i karamelizuar)
Perberesit per 4 persona:
100 gr oriz
400 ml qumesht
60 gr sheqer
100 gr pana e fresket per embelsira
2 te bardha vezesh
3,5 flete xhelatine
pak kanelle
pak vanilje
pak sheqer integral
pak sheqer integral
1 rrip lekure portokalli
1 rrip lekure limoni
Per dekorimin:
fruta pylli
Pergatitja:
hedhim ne nje tenxhere sheqerin dhe kanellen. I shtojme qumeshtin pak e nga pak. I hedhim shume pak kripe (sa te kapin majat e gishtave) dhe vaniljen. E vendosim tenxheren ne zjarr derisa te arrije temperaturen e vlimit. Me pas e heqim nga zjarri, nxjerrim prej tenxheres shkopin e vaniljes dhe i hedhim orizin, duke e perzier vazhdimisht.
I shtojme lekurat e limonit dhe portokallit. E mbulojme tenxheren me leter alumini dhe e pjekim ne furre ne temp. 180°C per rreth 20 minuta apo derisa orizi te jete zier.
E zbutim xhelatinen ne uje te ftohte per 10 minuta. Me pas e shtrydhim dhe ia shtojme tenxheres me oriz, kur kjo sapo ka dale nga furra. E kaurdisim qe xhelatina te shperbehet ne menyre homogjene.
Rrahim te bardhat e vezeve me sheqerin, derisa te fryhen e te zbardhen, dhe i perziejme me orizin.
E leme te ftohet.
Pasi eshte ftohur i shtojme panen, te cilen e kemi rrahur me sheqerin. E ndajme sultjashin ne tasa te vegjel dhe e vendosim ne frigorifer per disa ore, derisa te mpikset.
Une perdora tepsine e cupcakes |
Permbysim sulltjashin mbi nje tepsi, ne te cilen kemi shtruar leter pjekjeje.
E sperkatim me sheqer integral dhe e pjekim ne grill per 3 minuta, ne menyre qe sheqeri te karamelizohet.
E sherbejme me fruta pylli te fresketa.
E sherbejme me fruta pylli te fresketa.
Gjak e dhjame :D
No comments:
Post a Comment