Shkruaj perberesin ...

Sunday, July 10, 2011

Dulce de leche

Dulce de leche eshte krem qumeshti dhe sheqeri. I lindur ne Argjentine, shume shekuj me pare, nga nevoja per te konservuar qumeshtin, u perhap ne te gjithe Ameriken Jugore e me vone ne te gjithe boten.
Sipas gojedhenave popullore lindi ne vitin 1829, ndersa gjenerali Rosàs firmoste traktatin e paqes, sherbetori i tij harroi ne zjarr qumeshtin dhe sheqerin...dhe krijoi dulce de leche.  
Pra qumeshti dhe sheqeri duhet te vlojne per plot 2 ore, duke u kaurdisur pa pushim...por meqe deshire per te qendruar mbi zjarr ne kete vape skam hiç fare, mendova te provoj alternativen evropiane te ketij kremi.... 



 
Ne nje tenxhere plot me uje vendosim nje kuti qumeshti me sheqer te kondensuar (te pahapur!) dhe e leme te vloje per 2 ore. Une perdor qumeshtin e markes Nestlè.
Presim derisa te ftohet per ta hapur dhe e servirim me feta buke  ose mund te perdoret edhe per pergatitjen e biskotave. 




No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...