E keni parasysh ate gjendjen kur truri prej stresit, lodhjes apo ku ta di une, peson nje si black-out? Kur neuronet nuk funksionojne me sipas nje skeme te prestabilizuar por hardallosen duke nxjerre jashte funksionit lidhjen koke-pjesa tjeter e trupit? Ky eshte dembelizem akut gra! Eshte sinjal-alarmi qe lajmeron se trupi ka nevoje per pushime! Dje duhet te gatuaja nje role me mish qingji dhe ta fotografoja. Nje recete aq e thjeshte por, me vjen zor t'ju tregoj se ne ç'gjendje u reduktua kuzhina ime gjate pergatitjes...dhe ajo qe nuk ia fal vetes eshte impostimi keq i aparatit fotografik. Pfff!!!
Sa larg me duket dita e nisjes per pushime!
Role me mish qingji
Perberesit per 3 persona:
mish qingji, tul
2 veze te ziera
trymez
sherbele
100 gr ose me teper rukola
50 gr lajthi te pjekura dhe te grira
kripe
piper
50 gr djathe pecorino romano ose kaçkavall
1 hudher
patate sipas deshires
gjysem gote vere e bardhe
Pergatitja:
rrahim tulin e mishit. E kriposim, peperosim dhe vajosim.
Ne nje tigan skuqim ne vaj ulliri, hudhren e grire dhe lajthite. I shtojme rukolen, e kriposim dhe peperosim dhe sapo kjo te zbutet e shtrojme perberjen mbi fileton e mishit.
Vendosim ne mes te mishit vezet e ziera dhe sperkatim mbi siperfaqe pak djathe te grire.
Formojme rolene duke e lidhur me spango.
Qerojme patatet dhe i presim ne kubike te medhenj.
I hedhim ne nje tave, ne te cilen kemi shtruar leter pjekjeje.
I sperkatim me vaj ulliri, kripe dhe gjysem gote vere te bardhe.
Ne mes tyre vendosim rolene e qingjit dhe erezat e fresketa.
I pjekim ne furre per afro gjysem ore (koha e pjekjes varet nga freskia e mishit), duke e lagur mishin here pas here me lengun e krijuar.
Gjak e dhjame :D
Ti mire qe e paske marre mundimin te gatuash... Une kur kam black out-e marr ne telefon pizza taxi :D
ReplyDeletePyetje per receten: gjysme ore mos eshte pak per mishin? Arrin te gatuhet plotesisht? Apo e rreh shume me rrahesen e mishit ne menyre qe te behet i holle?
varet sa i njome ka qene qingji...prej sa kohesh eshte therur....sa i sinqerte eshte kasapi :)
ReplyDelete