Shkruaj perberesin ...

Tuesday, July 19, 2011

Zupa me krem anglez, çokollate te bardhe dhe kumbulla te karamelizuara



Perberesit per 6 veta:

4 te verdha vezesh
125 gr sheqer
gjysem litri qumesht
100 gr çokollate e bardhe
6 kumbulla
pandispanja e bere vete ose e gatshme
3 luge sheqer pluhur


Pergatitja: 

fillimisht pergatisim kremin anglez. Vendosim ne zjarr nje tenxhere ne te cilen kemi hedhur qumeshtin. Sapo te arrije temperaturen e vlimit e heqim nga zjarri.
Rrahim me tel kuzhine te verdhat e vezeve me sheqerin derisa te zbardhen. I shtojme pak e nga pak qumeshtin duke e rrahur papushim. 
E hedhim perberjen ne tenxhere dhe e rivendosim mbi zjarr te ulet. E kaurdisim me tel kuzhine derisa te trashet. Kremi nuk duhet te vloje prandaj duhet treguar kujdes me temperaturen e zjarrit!
Pasi kremi eshte trashur, e heqim nga zjarri. I shtojme çokollaten e grire (heqim pak çokollate per dekorimin) dhe e leme menjane te ftohet.

Presim pergjysem kumbullat. Eliminojme berthamen dhe i lyejme me sheqer pluhur. I vendosim mbi nje tepsi dhe i pjekim ne grill per disa minuta.

Pasi jane ftohur, presim disa feta kumbulle per zbukurimin e embelsires dhe pjesen tjeter e presim ne kubike te vegjel.

Shtrojme ne fund te gotes kubiket e kumbulles. Mbi kubiket shtrojme nje rreth pandispanje dhe mbi pandispanje kremin anglez.
Grijme mbi siperfaqen e kremit çokollaten e bardhe dhe ne mes vendosim feten e kumbulles.

E vendosim goten ne frigorifer deri ne momentin e servirjes.
Gjak e dhjame :D

1 comment:

  1. Te lumshin duart! do ta provoj patjeter

    ReplyDelete

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...