Shkruaj perberesin ...

Friday, July 22, 2011

Mousse me ngjyrat e Italise

Fratelli d'Italia
L'Italia s'è desta,
Dell'elmo di Scipio
S'è cinta la testa.
Dov'è la Vittoria?
Le porga la chioma,
Ché schiava di Roma
Iddio la creò.
Stringiamoci a coorte
Siam pronti alla morte
L'Italia chiamò.

Sìììì- bertet hana15she.

Prej 2 vitesh kemi filluar qe hanes15she t'i mesojme himnet, ne kuader te asaj qe une e quaj "formimi i identitetit", e ta degjosh kur kendon himnin e Mamelit dhe ate te Asdrenit eshte nje kenaqesi e veçante.  Foljet nuk i artikulon akoma mire dhe sidomos ato ne shqip i ben lemsh e lì, "s" behen "th" dhe kur harron vargjet mban ritmin me nje là-là-là. 
Mgjse eshte akoma e vogel, pak e nga pak po i krijohet ndjesia e te perkiturit dy kulturave te ndryshme dhe une shpresoj qe me kalimin e kohes te kuptoj e te vleresoj kete fakt.
E te vleresoj gatimet e mamit, qe shpeshhere i quan "schifezze" :)))

(Receta e sotme i kushtohet Italise, qe kete vit feston 150 vjetorin e bashkimit. Ndoshta içik banal si dedikim, por si recete ju siguroj qe eshte shume origjinale. Eshte e fresket dhe delikate. Jane 3 shtresa mousse me produktet dhe ngjyrat e Italise. Per ta servirur do ju sugjeroja gota pak me te vogla se keto qe kam perdorur une, ndoshta gota rakije pa fron do te ishin me te pershtatshme, e per ta ngrene feta buke te thekura ose crakers biologjike me vaj ulliri.)





Mousse me ngjyrat e Italise

Xhelatine domatesh

500 gr domate (per ato qe jetojne ne Itali sugjeroj S. Marzano te vogla) 
1 luge sheqer
1 flete xhelatine
kripe

mousse mozzarella

3 dl leng perimesh
100 gr mozzarella
0,5 dl qumesht
1 flete e gjysem xhelatine
1 dl pana
kripe

pesto me borzilok

nje tufe borzilok i fresket
1 luge stika pishe
1 luge djathe parmigiano reggiano
1 luge djathe pecorino
1 thel hudher
kripe

Pergatitja:

per xhelatinen e domateve u bejme nje kryq domateve dhe i hedhim ne nje tenxhere me uje te ftohte bashke me 1 luge sheqer. U  japim nje vale ne menyre qe lekura t'u hiqet kollajshem. Me pas i hedhim ne nje tas me uje dhe akull. U heqim lekuren dhe tulin e frulojme derisa te perftojme nje leng. Lengun e kullojme dhe e  ngrohim ne nje tenxhere. E kriposim dhe i shtojme xhelatinen, te cilen e kemi vene me pare te zbutet ne uje dhe e kemi shtrydhur.
Mbushim me lengun e domateve gjysmen e gotes.

Per moussin e mozzarelles, ngrohim ne nje tenxhere lengun e perimeve derisa te pergjysmohet. Pasi eshte ftohur i shtojme mozzarellen dhe e frulojme. E kullojme ne menyre qe eliminojme topthat e krijuar. E vendosim ne zjarr dhe i shtojme xhelatinen .
Rrahim panen derisa te dyfishoje masen dhe ia shtojme moussit kur ky eshte ftohur pak. E hedhim mbi xhelatinen e domateve kur kjo te jete mpiksur.

Per peston, frulojme gjethet e borzilokut me stikat e pishes te skuqura, hudhren, parmigianon, pecorinon, pak kripe dhe vajin te cilin ia hedhim pak e nga pak.

Kur moussi i mozzarelles te jete mpiksur i shtojme peston dhe i servirim te zbukuruara me gjethe borziloku.

Gjak e dhjame e W Italia!

P.S.: receta e marre nga "Grazia" kurse fotoja e shpifur dhe gatimi kopirajt une :)

2 comments:

  1. E kam bere edhe une kete receten, por ne vend te mocareles kam vendosur stracchino :)

    ReplyDelete
  2. po si e bere moussin e stracchinos?

    ReplyDelete

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...