Per realizmin e ketij keku u nisa nga nje recete tradicionale franceze, kek me ullinj. Nga receta origjinale hoqa djathin gruyère, mishin e tymosur dhe i shtova djathe te bardhe dhe ereza te fresketa. E shoqerova me nje salce te perftuar nga bari i bletes, spinaqi etj... per me teper lexoni receten.
Perberesit per kekun:
180 gr miell
3 veze
10 cl qumesht
10 cl vaj ulliri
nje grusht ullinj te zi
300 gr djathe i bardhe
2 ose 3 luge ereza te fresketa (borzilok, mente, majdanoz, hudher gjarpri, koper)
1 pako fryres brumi
kripe
piper
Pergatitja:
fillimisht ngrohim furren ne temp. 180°C. Presim ne kubike djathin e bardhe dhe grijme erezat.
Lyejme me gjalp dhe miell nje tave per plumcake ose per ciambella.
Ne nje tas rrahim vezet me vajin dhe qumeshtin. I shtojme miellin, djathin dhe erezat. I kriposim dhe peperosim. Duke i perzier i shtojme edhe fryresin e brumit.
E hedhim permbajtjen ne tave dhe e fusim ne furren e nxehte per rreth 40 minuta.
Para se ta presim ne feta e leme te ftohet.
Salca me bar blete
Perberesit:
rreth 30 gjethe bari blete
100 gr spinaq
djathe kaçkavall ose pecorino romano
80 gr stika pishe
2 feta buke e bardhe
1 hudher
vaj ulliri extravergine
kripe
Pergatitja:
i reduktojme ne salce duke i grire ne mixer ose duke i shtypur ne havan. Gjate grirjes ose shtypjes i hedhim pak e nga pak vajin e ullirit. E vendosim salcen ne frigorifer per disa ore.
Gjak e dhjame :D
No comments:
Post a Comment