Gjate gjithe vitit Ballakumja enderron dallget e detit tek perplasen furishem ne breg, puhizen e darkes qe te perkedhel floket, kembet qe zhyten ne reren e nxehte e aperitivet ne ballkon por, kur vera troket e neper reklama shfaqen femrat-kukull me permasa 90-60-90, endrra shnderrohet ne ankth.
Ne piceri le treçerekun e pices me justifikimin qe ndjehet e ngopur. Ne pushim nuk shkon me ta pije kafen tek pastiçerija poshte zyres sepse kafja e ben nervoze (qe kur keshtu?!).
S'le diete pa lexuar, biles edhe kur shkon per te blere gazeten do i hedhi nje sy shpejt e shpejt revistave per gra.
I ka provuar te gjitha:

- dieten e jeshilliqeve (Duhet te konsumosh perime te ndryshme ne racione dyzinale, te sperkatura vetem me nje gjysem luge vaj ulliri. Per Ballakumen do te kishte qene ekonomikisht me e leverdisshme te pajisej me nje faqore e te kulloste neper lendina);
- dieten e orizit (Nese e ndiqini kete diete per nje muaj rresht, kur t'ju pyesin pastaj sesi quheni, do t'ju vije spontane pergjigja "Xing Xang Xong");
- dieten e karboidrateve (pas nje muaji do t'ju formohen disa shtresa dhjami perreth belit, ne ate zone qe italianet e quajne "maniglie dell'amore", qe partnerit do t'i duket sikur po kap nje tenxhere me mbajteset prej silikoni te inkorporuara);
- dieten e ujit (3 l. uje ne dite dhe ... nje wc si kjo http://www.coolbusinessideas.com/archives/the_dignity_toilet.html!);
- dieten mesdhetare (po deri me tani nuk haja mesdhetarçe une?!),
...por dieta me fantastike dhe njekohesisht me e efektshme ishte dieta e Angelina Jolie. Diete e paster, e thjeshte, gjeniale! Kjo zonje, lexova ne nje reviste, per t'u dobesuar nuk hante fare!... po fare, fare! (Tobestrafkullah, Jolise bashke me kilet i ka hike per ne kashmir ene materia gri e trunit!).
Dietat ne pergjithesi funksionojne por e dini ku qendron e keqja e tyre...tek arritja e peshes se deshiruar. Pasi per jave apo muaj ke ndrydhur nepsin, me te arritur objektivin, fillon pak e nga pak t'i lejosh vetes ndonje cope torte apo ndonje berxolle derri dhe atehere kilet e teperta rikthehen, biles edhe me interesa te larta.
Interesat pastaj shkojne e magazinohen atje ku ty te "dhemb" me teper. Nese ti do te deshiroje qe kilet te shkonin tek gjoksi per nje gjoks si te Pamela Anderson apo tek vithet per ca vithe si te J.Lo, kilet shkojne tek kofshet qe ti te ndjehesh si pule holandeze, tek krahet dhe muskujt e kembeve qe ti te dukesh si gruaja e rinocerontit apo tek barku qe miqte te te pyesin "je me barre e?" (PFFF)

Prandaj shoqeni Ballakumja ka vendosur te mos mbaje me dieta. Do te mesoje te bashkejetoje me ato 5-6 kilet e teperta dhe kur te dale ne plazh do ta beje si ato plakat, qe s'i heqin çitjanet as kur futen ne Adriatik....
Por nderkohe, meqe stufen s'ma mban ta ndez prej vapes, ja nje torte e shendetshme per te gjitha ato qe jane ne diete :)
Behet fjale per torten sandwich, Smörgåstårta, me te famshmen e kuzhines skandinave.
Receta e meposhtme eshte versioni im i kesaj torte.
Behet fjale per torten sandwich, Smörgåstårta, me te famshmen e kuzhines skandinave.
Receta e meposhtme eshte versioni im i kesaj torte.
Smörgåstårta e Ballakumes
Perberesit per 2 ose 4 persona:
gjysem pako buke per sandwich
200 gr krem djathi i fresket me ereza provence
150 gr salmon i tymosur
gjysem kastreveci
koper
1 veze e zier
ullinj te zi te pjekur ne furre
domate qershi
limon i patrajtuar
Pergatitja:
lyejme me kremin e djathit fetat e bukes dhe i vendosim njeren mbi tjetren sikur te ishin shtresa te nje torte.
Ne mes tyre alternojme feta kastraveci te prera holle, feta salmoni te tymosur apo dhe edhe feta veze.
Ne fund lyejme me krem djathi te gjithe siperfaqen e tortes dhe e zbukurojme sipas deshires.
Gjak e linja :D
Hahahha, sa e forte ajo puna e WC, nuk kisha pare ndonjehere te tille qe u merrte me vete :D
ReplyDeleteSa per dietat, une mendoj qe te dobet (ne peshen ideale ose nenpeshe) jane ose ata qe nuk gatuajne ngaqe nuk kane deshire, kohe etj... (por mbi te gjitha DESHIRE), ose ata qe kenaqen me dy lugete e para me justifikimin qe "u ngopen", por qe nuk arrijne tia ndjejne lezetin ushqimit. Besoj se asnjehere skam per tu bere nje nga te dyja rastet :D
Nuk i zihet bese kuzhinierit te dobet! :)
ReplyDeleteMe kenaqe me keto komente qe ben oj Kadrie :-) Leri bjondinat dhe barbies per kendej nga ne...nese te sjell kenaqesi gatimi dhe ushqimi dhe ngrenia, mos iu nda...ato anoreksiket jane duke kerkuar lumturine e nuk e gjejne dot...te gjitha me pelqejne ne kete recete vecse salmonit te tymosur..si nuk kam arritur ta pelqej moj nane? Nese e bej do ta pjek salmonin..keto ngjyrat te marrin ne qafe..I hate you qe i ben kaq bukur fotot :-) xoxo
ReplyDelete