Shkruaj perberesin ...

Monday, June 6, 2011

Cupcakes me fruta stine

Cupcakes me fruta stine

Perberesit per rreth 15-20 cope:
250 gr miell
50 gr miell bajamesh (bajame te reduktuara ne miell)
1 luge niseshte
150 gr sheqer
125 gr gjalp ne temperature ambjenti
125 ml qumesht
2 veze
1 luge lekure limoni e grire
gjysem pako fryres embelsirash


Per dekorimin:
pana per embelsira ose djathe mascarpone
sheqer
fruta te ndryshme (une perdora qershi, luleshtrydhe dhe pjeper)


Pergatitja: 
rrahim me rrahes elektrik gjalpin me sheqerin dhe i shtojme vezet. Ne nje tas sitim miellin dhe e perziejme me niseshtene, miellin e bajameve dhe fryresin e embelsirave. Me pas kete perberje ia shtojme vezeve dhe gjalpit duke e alternuar, nje luge miellra me nje luge qumesht. Ne fund i shtojme lekuren e limonit dhe e ndajme brumin neper format e cupcakes. 


I pjekim ne furre ne temperaturen 180°C per rreth 20 minuta ose derisa siperfaqja te rezultoje e pjekur.
Rrahim panen me pak sheqer dhe lyejme me te siperfaqen e cupcakes. I dekorojme me fruta dhe i sherbejme. 
Gjak e dhjame :D


No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...