Shkruaj perberesin ...

Tuesday, June 14, 2011

Reçel qershie dhe luleshtrydhe i aromatizuar me kanelle


Gjyshja ime ne kete periudhe pergatiste zahiretet e dimrit. Reçelera qershie, kajsie, kumbulle, rrushi, patellxhana turshi te mbushur, kastraveca turshi e gjithefare ushqimesh, qe i fuste per t'i ruajtur ne poça balte ose reçelerat ne kavanoza qelqi dhe kur vinte stina e ftohte i nxirrte. 
Reçelerat e glikote ishin te destinuara kryesisht per miqte, por edhe une si mysafire e perjaveshme kisha fatin qe ato dy dite te javes qe bujtja tek gjyshja te provoja nje sere reçelerash.
Rituali fillonte ne mengjes me lugen e vajit te ullirit dhe te mjaltit...pastaj per te "rregulluar" gojen (dhe kete here une e hapja gojen me shume) gjyshja me fuste nje ose disa luge prej reçelit qe e zgjidhja une. Pastaj aty nga pasditja nxirrte nje tjeter kavanoz me nje lloj tjeter reçeli. Uleshim te dyja ne ballkon, ajo thurte triko ndersa une soditja kalimtaret e shijoja çdo kafshate buke me gjalp e reçel... 
Ritual ky, qe pavaresisht 32 viteve te mia, perseritet sa here shkoj ne Shqiperi ...dhe pavaresisht moshes sime, akoma e pyes veten si atehere kur isha femije, si i reziston gjyshja tentacionit per ta ngrene vete gjithe reçelin :) 


Reçel me qershi dhe luleshtrydhe e aromatizuar me kanelle

700 gr qershi, te cilave u kemi hequr berthamen
300 gr luleshtrydhe
1 kg sheqer
1 pako fruttapec (produkt qe permban pektine molle dhe agrumesh)
pak kanelle (eshte shpikje e imja, por ju provoni me mire t'i hidhni kanelle vetem nje luge reçel dhe me pas gjykoni nese ju pelqen apo jo)

Pergatija:

presim ne copa te vogla luleshtrydhen. U heqim berthamat qershive. I hedhim frutat ne nje tenxhere te larte. U shtojme pektinen. I perziejme mire e mire dhe  i ziejme per 3 minuta ne zjarr te larte. Me pas e heqim tenxheren nga zjarri, i shtojme sheqerin dhe e rivendosim ne zjarr. Pasi te kene zier edhe per 4 minuta te tjera e heqim nga zjarri, i  shtojme nje maje luge kanelle dhe...reçeli eshte gati.


No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...