Qe manat e tokes jane fruti me autodestruktiv kjo u eshte e qarte te gjitha amvisave. Por edhe te harxhosh 3 euro per nje tas 100-150 gr dhe nga ai te nxjerresh ne gjendje estetikisht dhe organikisht te pranueshme 5 mana toke, sepse te tjerat jane ne faze te avanzuar kalbjeje, kjo do te thote qe per ekonomi shtepiake s'ta pret fare.
Prandaj kur i pashe keta mana toke ne markaten e se shtunes dhe degjova shitesin te tregonte qe sapo i kishte mbledhur, m'u zbeh pamja.... Kishin mbetur vetem dy tasa....
Ok - i thashe vetes - mbushu me fryme dhe çaje perpara.
Ne krahun e majte kisha nje çante beze xxl te stermbushur me perime, qe ndihmoi ne lendimin fizik te pretendueseve te tjera, qe reflektonin po te njejten xhelozi si tek Maxmara ne periudhe skontosh, ne te djathte mbaja per dore time bije, se ciles i dhashe nje urdher te prere te qante, harkova vetullen e majte dhe me nje ton zeri te deshperuar dhe sensual iu luta shitesit te m'i jepte mua dy tasat e mbetura.
Zonje, eshte rradha ime - ia behu nje plake italiane, por ishte vone, pasi shitesi gjerman, qe ne ato momente m'u duk njeriu me i embel i kesaj bote, sapo ia kishte zgjatur sime bije.
E kote t'ju tregoj reagimet e plakave...hihihi
Tasa pasta sfoglia te mbushura me krem djathi dhe mana toke
Perberesit per 4 persona:
pete pastasfoglia
50 gr gjize e embel dhe e fresket
100 gr djathe mascarpone
60 gr sheqer
1 veze
vanilje
lekura e nje limoni biologjike
mana toke
Pergatitja:
e hapim peten e pasta sfoglias dhe duke u bazuar tek diametri i tasave ose formave te cupcakes qe do te perdorim per pjekjen, presim 4 rrathe.
Lyejme me gjalp tasat dhe shtrojme rrathet e petave. Une perdora dy peta per çdo tas por edhe nje mjafton pasi peta e pasta sfoglias eshte e trashe.
Ne nje tas perziejme gjizen e embel me djathin mascarpone, gjysmen e sheqerit, te verdhen e vezes, pluhurin e vaniljes dhe lekuren e grire te limonit. Me gjysmen tjeter te sheqerin rrahim te bardhen e vezes derisa te fryhet dhe ia shtojme kremit te mesiperm. I mbushim tasat me kremin e djathit.
I pjekim per rreth 30 minuta ne furre te ngrohur paraprakisht ne temp. 200°C. Me pas i nxjerrim dhe i leme te ftohen.
I dekorojme me fruta te fresketa, qe mund te jene mana toke ose luleshtrydhe ose fruta te tjera pylli dhe e sherbejme te sperkatur me sheqer pluhur.
Gjak e dhjame :D
No comments:
Post a Comment