Ndodh ndonjehere ne jete qe, e gjindur ne mes te nje uragani pasionesh marramendese, te te mbertheje nje deshire e befasishme per te thyer raportin. Tingellon paradoksale. Fundin e perralles - ..jetuan te lumtur pergjithmone - s'e beson me askush dhe sa me shume rritesh aq me shume ndergjegjesohesh qe duke qene pjese e kesaj shoqerie frenetike perpihesh çdo dite e me teper nga turma. I largohesh vetvetes, humbet aftesine e ruajtjes dhe kultivimit te ndjenjave dhe per pasoje uragani zhduket duke i lene vendin nje qielli te kthjellet qe sado i bukur te jete nuk te perçon ate andrenalinen e fillimit........ Kur mendjen ta pushtojne dilema te tilla gjeja me e mire qe mund te besh eshte te gjesh kurajon e te besh nje pushim per t'u ndergjegjesuar per ndjenjat e tua, per te sqaruar idete, per te fokusuar ndoshta gjerat qe nuk shkojne, e ne fund per te kuptuar ne eshte dashuri me baze te forte apo pasion kalimtar qe tretet si kripa ne uje.
Kete muaj pasioni im per Shpargullin ishte zjarrte, shume i zjarrte, gati obsesiv.
Kete muaj pasioni im per Shpargullin ishte zjarrte, shume i zjarrte, gati obsesiv.
Kemi kaluar momente te paharrueshme bashke, i kemi provuar te gjitha: antipastat, pjatat e para, kontornot...por ndjej qe erdhi momenti te bej nje pushim reflektiv. E di qe do te jete e dhimbshme kur te me shfaqet ne stendin e perimeve me gjithe hijeshine e tij te blerte. Me ate kercellin e trashe qe fsheh nje butesi qe dallohet qe ne zierjen e pare dhe bishtin elegant qe i ndryshon pamjen çdo pjate.
Por besomeni, eshte me mire keshtu...do te jete e pakeperdishme per mua nese dashuria jone perfundon ne banalitetin e perditshmerise. Lamturire Shpargulli im! Shija jote tek receta e fundit, ku ti dhe maksimumin tend, me eshte ngulitur ne kujtese dhe aty, ne nje nga sirtaret e vegjel te saj, do ta ruaj pergjithmone.... .
Focaccia me humus shpargulli
perberesit per focaccia-n
1 kg miell
25 gr maje birre
gjysem gote vaj ulliri extravergine te nje cilesie shume te mire
2 luge kafje kripe
kripe me kokrra te medha
bishta shpargulli te ziera
Pergatitja:
tresim ne uje te vaket majen e birres dhe ia shtojme nje pjese te miellit. Formojme nje brume te cilin e vendosim te pushoje per 6 ore duke e mbuluar me nje pecete linoje.
Pasi kalojne 6 oret i shtojme kripen, pjesen tjeter te miellit, vajin e ullirit dhe uje te vaket. E punojme brumin derisa te behet elastik. E rivendosim ne tas dhe e leme te pushoje derisa te dyfishoje volumin.
Lyejme me vaj ulliri nje tepsi dhe shtrojme mbi te brumin e hapur. E leme pak minuta dhe me pas me gishta formojme ato qe quhen syte e focaccia-s.
OSE
blejme brume te gatshem per focaccia ne dyqan :)
OSE
blejme brume te gatshem per focaccia ne dyqan :)
E lyejme siperfaqen e focaccias me vaj ulliri dhe e sperkatim me bishtat e shpargullit te ziera dhe kokrrat e kripes.
E pjekim ne furre te nxehte, temp. 220 °C, derisa focaccia te marre nje ngjyre te florinjte. Sapo ta nxjerrim nga furra e lyejme perseri me vaj ulliri dhe e servirim menjehere.
Gjenovezet sugjerojne qe per ta shijuar sa me shume focaccia-n duhet ngrene ne te kundert, dmth siperfaqja te vihet ne kontakt me gjuhen...dhe kane shume te drejte sepse shija e kripes dhe e vajit te ullirit eshte fantastike.
kembet e nje gjysem tufe shpargulli
1 luge leng limoni
2 thelba hudher ose edhe me teper nese deshironi
1 ose 2 gjethe borzilok
1 ose 2 gjethe borzilok
vaj ulliri extravergine
Pasi t'i kemi qeruar kembet e shpargullit, i ziejme ne uje te kripur. I kullojme dhe i kalojme ne frulator bashke me hudhren dhe borzilokun derisa te shperbehen plotesisht. Pastaj i hedhim ne nje tas dhe i rregullojme me kripe, vaj ulliri dhe leng limoni. E vendosim tasin ne frigorifer dhe e nxjerrim perpara se ta servirim.
Gjak e dhjame :D
Me ke shkrire me menyren "serioze" qe e ke filluar diskutimin :P
ReplyDeleteNja dy pyetje kam une:
ku mund ta perdor tjeter humusin e shpargujve? Per makarona? Buke te thekur? Persa dite mund te ruhet ne frigorifer?
THNX
humusi eshte recete antike orientale qe sherbehet si meze e shoqeruar me pite pra, mund ta perdoresh me pite ose buke te thekur ndersa per makarona do te sugjeroja kete recete, makarona me pesto shpargulli, qe i pelqeu edhe tim shoqi qe shpargujt si ka shume qejf
ReplyDeleteTung
http://ballakumeelbasani.blogspot.com/2011/04/shpargull.html