Shkruaj perberesin ...

Tuesday, June 21, 2011

Pasta alla Norma

Sot do ju prezantoj nje pjate tipike siçiliane, me saktesisht e zones se Catanias, Pasta alla Norma.
Kjo recete ka marre emrin e vepres me te famshme te nje kompozitori te njohur italian te '800, Vincenzo Bellini. 
Bellini adhurohej ne vendlindje dhe vepra e tij me e famshme "Norma" konsiderohej si simbol i perfekshmerise.
Sipas rrefimeve popullore, emrin kesaj recete ia kane vene disa artiste, te cilet ne ate kohe ishin duke shfaqur pikerisht kete veper. Te mahnitur nga shija dhe aroma sublime e kesaj pjate makaronash me patellxhana te ferguar dhe gjize te pjekur ne furre, ata u shprehen: "Po kjo eshte Norma!"
Kjo recete mund gatuhet me lloje te ndryshme makaronash.





Pasta alla Norma

Perberesit per 4 persona:



400 gr makarona
gjysem kg domate te kuqe per salce
3 patellxhana
borzilok
2 thelbinj hudher
vaj ulliri
gjize
kripe
piper




Pergatitja:

ne nje tigan me vaj vendosim thelbinjte e hudhres te skuqen. I shtojme domatet e prera ne copa te vogla dhe borzilokun. I rregullojme me kripe dhe piper dhe i leme te gatuhen ne zjarr te avashte. Me pas i kalojme ne kullese derisa te perftojme salcen.
Pastrojme patellxhanat dhe ne çdo patellxhan presim nje shirit lekure nga fillimi deri ne fund. Me pas i presim sipas deshires ne feta ose kubete dhe i skuqim ne vaj ulliri. I vendosim mbi nje leter thithese dhe i rregullojme me kripe.



Ziejme makaronat sipas tregimeve te kutise, i kullojme dhe i vendosim ne nje pjatance.
I hedhim siper salcen e domateve, patellxhanat e ferguar, gjethe borziloku dhe i grijme pak gjize te pjekur ne furre ose nese gjiza ju mungon mund ta zevendesoni me djathe parmigiano reggiano.

Gjak e dhjame :D

  

No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...