Shkruaj perberesin ...

Tuesday, January 3, 2012

Pulehine rosto dhe romsteket e mamit


Sot dua te shenoje dy receta shume te mira. Fotoja eshte per faqe-te-zeze, por keto dy receta u pelqyen shume nga te ftuarit e mi dhe une dua t'i gatuaje perseri. Pulehina e gatuar si rosto rezulton te jete me e bute dhe shume me e shijshme sesa e pjekur.

Pulehine rosto

Perberesit:
1 pulehine
50 gr feta dhjami te tymosur
rozmarine
2 gjethe sherbele
40 gr gjalp
3 luge vaj ulliri
kripe
piper
sipas recetes se marre nga nje liber kuzhine duhej vere e bardhe, por paraditja e dates 31 eshte teper e ngarkuar per mua pasi eshte dita kur takohemi me miqte per t'ju uruar vitin e ri dhe nga nxitimi harrova te bleje veren e bardhe ath i kerkova nje ide mikut tim Giuseppe-s, qe ne kuzhine eshte nje Chef i vertete, si gjithe meshkujt italiane :). Ai me keshilloi ta zevendesoja veren me birre dhe duhet te them qe me pelqeu, e per me teper birra eshte me ekonomike sesa vera e bardhe :)

Pergatitja:
pastrojme pulehinen.
E kriposim, peperosim dhe e mbushim me 2 dege rozmarine, sherbele, 1 fete dhjame derri te tymosur dhe pak gjalp.
E mbeshtjellim me fetat e mbetura te dhjamit te derrit dhe e lidhim me spango.
E kriposim dhe peperosim te gjithe siperfaqen e pulehines dhe e skuqim ne nje tenxhere te madhe ku kemi tretur gjalp dhe vaj ulliri.
Pasi te jete skuqur nga te gjitha anet e shuajme me gjysem shishe birre (une e shova me birre Forst).
I veme kapakun dhe e leme te gatuhet ne zjarr te ulet per afro 1 ore.
Pas nje ore e nxjerrim nga tenxherja, i heqim spangon dhe fetat e dhjamit dhe e kalojme ne furre qe te piqet siperfaqja. E leme ne furre per kohen e mjaftueshme, pra sa te marre pak ngjyre.
Me lengun qe leshoi une pergatita nje dollme me buke misri, pras, fetat e dhjamit te mbetura dhe te brendshmet e pulehines, nenexhik dhe arra.

Receta e dyte eshte romsteku i mamit. Mami im "i qan" keto lloj qoftesh, madje duhet ta pranoje qe i gatuan shume me mire sesa une sepse perveç eksperiences ka nje avantazh tjeter, ka nje stufe me gaz. Prandaj ju sugjeroj qe nese nuk zoteroni nje stufe te tille te perdorni zjarrin e zgares.

Romsteke

Perberesit:
per rreth 500 gr mish te grire viçi
1 qepe
2 veze + 2 veze
2 feta buke e bardhe
2-4 thelba hudher
ereza: rigon, piper, spec i kuq
miell
vaj luledielli

Pergatitja:
grijme ne mixer ose me rende qepen dhe hudhrat.
Ne nje tas hedhim mishin e grire. I shtojme qepen, hudhrat, vezet, 2 feta buke te cilat i njomim me pare ne uje te ftohte dhe i shtrydhim fort, kripen dhe erezat.
Pasi e punojme masem me duar e vendosim ne frigorifer per afro gjysem ore.
Nderkohe perziejme 2 veze ne nje pjate dhe vendosim pak miell ne nje pjate tjeter.
Hedhim vaj te bollshem ne nje tigan dhe e vendosim ne zjarr.
Lagim duart me uje dhe formojme disa qofte, te cilat i kalojme ne veze dhe miell, e me pas i fergojme ne vaj te nxehte.
Nje shpikja ime e momentit ishte vendosja e nje fete djathi te bute mbi romsteket e ferguar dhe vendosja e tyre ne furre per 5 minuta sapo djathi te shkrihej.

Gjak e dhjame :D

No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...