Si recete te pare per kete vit une zgjodha nje embelsire te nje pastiçeri italian, Maurizio Santin, i biri i njerit prej pastiçereve me te famshem te Italise, Enzo Santin.
Sa here lexoj ndonje artikull te Maurizio Santin me vjen ndermend shprehja jone popullore "beme baba te te ngjaje". Maurizio, ashtu si edhe i ati, eshte fitues i disa çmimeve enogastronomike dhe embelsirat qe ai realizon jane vepra arti qe kane arritur prej kohesh nivelin e krijimeve te te atit.
"Sipas meje embelsira duhet te jete e mire dhe e bukur por mbi te gjitha e mire, pasi embelsira eshte nje kapriço" - shpreh ai ne nje interviste konceptin e tij mbi embelsirat.
Une zgjodha nje embelsire tejmase te thjeshte dhe e adaptova sipas shijes sime duke zevendesuar marron glacè (geshtenja te sheqerosura) me hurma arabije.
Plumcake me hurma arabije
Perberesit per 6 persona:
220 gr miell
220 gr sheqer pluhur
175 gr hurma arabije
125 gr gjalp ne temperature ambjenti
60 ml qumesht i fresket
50 gr niseshte
25 ml rum
3 veze
5 gr pluhur pjekes
Pergatitja:
rrahim gjalpin me tel kuzhine per disa minuta.
I shtojme pak e nga pak sheqerin pluhur pa e nderprere perzierjen.
Me pas i shtojme nje e nga nje vezet, duke pritur qe masa te thithe plotesisht secilen veze.
Per realizimin e kesaj embelsire nuk duhet te perdorni rrahes elektrik por vetem telin e kuzhines dhe perzierja duhet te jete delikate.
Kur perberesit e mesiperm te jene perziere mire dhe masa te kete fituar njetrajtshmeri i shtojme, pak e nga pak dhe pa nderprere perzierjen, rumin ose liker tjeter sipas deshires dhe qumeshtin.
Veç perziejme miellin, niseshtene dhe pluhurin pjekes.
I sitim mbi masen me veze dhe gjalp ne menyre qe brenda mases te mos formohen toptha.
Presim ne copa te vogla hurmat e arabise. Qe frutat te mos perfundojne ne fund te mases, i perziejme me pak miell.
Me pas ia shtojme mases.
Ndezim furren ne temp. 220°C.
Lyejme me gjalp nje forme plumcake.
Hedhim ne forme masen dhe e pjekim ne furren e nxehte per 10 minuta.
Pas 10 minutash e ulim temperaturen e furres ne 150°C dhe e pjekim edhe per afro 30 minuta te tjere ose derisa embelsira te rezultoje e pjekur pas proves me kruajtesen e dhembeve.
Pasi eshte pjekur e nxjerrim nga furra dhe e leme te ftohet plotesisht.
Para se ta servirim e presim ne feta.
Kete plumcake Santin e shoqeron me nje krem me mascarpone por, ngaqe kisha harruar te blija mascarpone, une optova per nje krem anglez, curd.
Curd eshte nje lloj kremi qe perdoret gjeresisht ne pastiçerine anglo-amerikane.
Zakonisht gatuhet me limona te verdhe apo jeshile dhe portokalle.
Per curd-in tim u nisa nga nje recete e Jamie Oliver "clementine curd" dhe e ndryshova pak fare duke i shtuar portokalle.
Curd agrumesh
Perberesit:
1 dl leng portokalli & mandarinash
lekura e 1 portokalli dhe e 3 mandarinave
150 gr sheqer
2 veze + 2 te verdha vezesh
100 gr gjalp
1 luge niseshte
Pergatitja:
grijme lekurat e mandarinave dhe portokallit dhe i shtrydhim.
Lengun e hedhim ne nje tenxhere.
I shtojme sheqerin, vezet e rrahura, niseshtene dhe e kaurdisim.
I shtojme gjalpin dhe e vendosim tenxheren ne zjarr te ulet, duke e perzier pa nderprerje ne menyre qe vezet te mos priten, derisa kremi te jete trashur.
E heqim nga zjarri. E leme te ftohet dhe e konservojme ne kavanoza te sterilizuara ne frigorifer per afro 10 dite.
Gjak e dhjame :D
Gjak e dhjame :D
No comments:
Post a Comment