Shkruaj perberesin ...

Monday, December 26, 2011

Menuja e Krishtindjeve - embelsira




Panettone e mbushur

1 Panettone
rreth 300 gr djathe mascarpone
sheqer pluhur sipas deshires
2 te bardha vezesh
1 gote leng portokalli
fruta pylli: manaferra dhe boronica

Pergatitja:
rrahim te bardhat e vezeve me pak kripe sa te fryhen dhe te zbardhen.
Veç rrahim mascarponen me sheqerin dhe i shtojme te bardha e vezeve.
Presim feten e siperme te panettones, te cilen e ruajme per ta perdorur si kapak.
Panettonen e presim me shume kujdes duke formuar nje grope. 
Pjesen e brendshme e nxjerrim dhe e presim ne feta. 
I sperkatim "muret" e brendshme me leng portokalli.
E mbushim pergjysem me kremin e mascarpones.
Shtrojme nje fete mbi kremin dhe e njomim me leng portokalli. 
E mbushim panettonen me krem dhe e mbyllim me kapak.
E lyejme te gjithe siperfaqen e saj me krem dhe e zbukurojme me fruta pylli.
E sperkatim me sheqer pluhur.
E servirim me fruta te fresketa, kafe ose pije te embel alkolike.


1 comment:

  1. Edi,une per vitn e ri bera pandoro me krem qe e quajta Monblani im.Maskarponen e rraha me qumesht te kondensuar dhe e perzieva me panan e rrahur me perpara.Nuk i njoma fare fetat e prera me ndonje leng se do te me zbuteshin dhe do te me qulloseshin shume pastaj.Leva shtrese pas shtrese pandoron dhe e mbulova me te njejtin krem.Doli e larte si mal i bardhe dhe i hodha kokrra shege siper pastaj.Doli vertete shume e kendshme si embelsire.

    ReplyDelete

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...