Shkruaj perberesin ...

Monday, December 26, 2011

Menuja e Krishtlindjeve - pjata e pare dhe e dyte




Pilaf me krem djathi dhe speca te pjekur

Perberesit:
oriz per pilaf
speca te kuq te pjekur
djathe (une perdora djathe malge, dmth djathe fshatari, shume delikat ne shije, por mendoj se shkon çdo lloj djathi i bute i tipit kaçkavall)
pana
gjalpe
trymez
piper
kripe



Pergatitja:
bejme pilaf sipas recetes tradicionale 2 me 1, dmth per 2 gota leng pule/gjeli/perimesh 1 gote oriz. Pasi orizi eshte zier e aromatizojme me gjalp.
Veç pjekim ne furre specat e prere ne shirita te holle, te cilat i kemi kriposur dhe i kemi aromatizuar me trymez.
Ne nje tenxhere te vogel hedhim panen dhe djathin e prere ne kubike te vegjel. E vendosim tenxheren ne zjarr te ulet dhe e perziejme derisa djathi te shkrihet. E rregullojme me kripe dhe piper.
Per shtrimin: shtojme ne pjaten e servirjes kremin e djathit. Marrim nje forme (m’u duk me e pershtatshme forma e yllit), e mbushim me pilaf dhe e permbysim mbi kremin e djathit. E zbukurojme sipas deshires me specat e pjekur dhe me majdanoz.


Kaposh i mbushur me patate furre dhe salce me arra- harrova ta fotografoj gjelin sa ishte pa u prere :(

1 gjel, kaposh
300 gr mish i grire derri
3 te verdha vezesh
buke e bardhe
1 grusht arra
1 hudher
majdanoz
arre moskat
50 gr parmigiano reggiano
kripe
piper
1 qepe
1 karrote
2 karafile
nje dege selino
2 gjethe dafine
feta dhjami derri i tymosur
2 grushta arra
vere e bardhe
rozmarine

Pergatitja:
 formojme nje brume si per qofte me mishin e grire, vezen, majdanozin, djathin e grire, kripen, piperin dhe arren moskat. Me pas i hedhim pak e nga pak buken e njomur ne qumesht dhe te shtrydhur mire, derisa brumi te perftoje konsistencen e deshiruar.
E kriposim gjelin dhe e mbushim me masen e mesiperme. E qepim dhe e lidhim me spango.
Veç pergatisim nje leng me qepen, se ciles i kemi ngulur karafilet, karroten, degen e selinos dhe gjethet e dafines.
Vendosim ne nje tave te thelle gjelin e mbushur.
E lyejme me gjalp te bollshem dhe me vaj ulliri ne menyre qe te marre nje ngjyre pjekjeje te bukur. Poshte kraheve i vendosim ndonje degez rozmarine per ta aromatizuar.
I hedhim lengun e perimeve bashke me perimet dhe e mbulojme taven me leter alumini. 
E pjekim ne furre ne temp. 180°C per afro 3 ore, duke e shpuar here pas here me pirun ne menyre qe gjeli te elimoje yndyren.  
Nese gjeli rezulton i pjekur pas 3 oresh, heqim letren e aluminit dhe ne zonen e barkut e mbeshtjellim me feta dhjami derri te tymosur. 
E leme ne furre sa te marre ngjyren e bukur te pjekjes.

Pasi gjeli ka perfunduar pjekjen e vendosim ne nje pjatance dhe perbajtjen e taves - qepen, degen e selinos, karroten- e hedhim ne nje tigan te thelle, ne te cilin kemi hedhim pak vaj ulliri dhe hudher.
E vendosim tiganin ne zjarr. 
I shtojme gjithashtu 3-4 domate te kuqe te prera ne 4 pjese, pak mish gjeli nga pjesa e barkut, fetat e dhjamit me te cilat kemi mbeshtjelle gjelin, disa dege rozmarine dhe pak vere te bardhe.
E leme te zieje per disa minuta dhe me pas i shtojme lengun e gjelit te mbetur ne tave.
E ziejme edhe per 20 minuta te tjera duke e kaurdisur here pas here derisa masa te reduktohet ne 1/3.
E heqim tiganin nga zjarri dhe masen e kullojme ne nje tenxhere. Vendosim nje degez rozmarine ne salcen e perftuar per ta aromatizuar.
Shtypim arrat, i hedhim ne enen e servirjes dhe mbi to hedhim salcen.

Ndersa patatet i ziejme ne uje me kripe. I qerojme dhe i presim ne kubike te medhenj. I skuqim ne nje tigan ku kemi tretur gjalp. I sperkatim  me buke te grire dhe spec te kuq dhe i pjekim ne furre per pak minuta.


Sallata qe eshte bere tradite e Krishtlindjeve ne shtepine time eshte sallata e perforcimit (insalata di rinforzo). Eshte nje sallate napoletane qe te bie midene ne vend pas fryrjes me yndyrna.

Sallata e perforcimit
Perberesit:
1 lulelaker
100 gr ullinj jeshile
nje luge kaperi
80 gr kastraveca turshi
200 gr ullinj te zinj (per ato qe jetojne ne Itali: ullinj nga Gaeta)
80 gr speca turchi
2 luge uthull vere
Kripe
Piper
Vaj ulliri

Pergatitja:
e qerojme, e presim lulelakren dhe e ziejme ne uje te bollshem dhe te kripur.
Rrahim ne nje tas uthullen, kripen, vajin dhe piperin.
Pasi lulelakra te kete kulluar e hedhim ne tasin e sallates, i shtojme perberesit e tjeter dhe i japim shije me dressing e uthulles.

No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...