Shkruaj perberesin ...

Saturday, December 17, 2011

Biskota per dhurata


Backe, backe Kuchen,
der Baecker hat gerufen:
Wer will guten Kuchen backen,
der muss haben sieben Sachen:
Eier und Schmalz, 
Zucker und Salz,
Milch und Mehl,
Safran macht den Kuchen gehl.

Sipas kesaj vjershe gjermane per te bere embelsira te mira duhen 7 gjera: veze dhe dhjame derri, sheqer dhe kripe, qumesht dhe miell, edhe shafran per t'i bere te verdha :) 
Kjo vjershe behet lajtmotivi yne, i imi dhe i hanes15she, sa here gatuajme biskota.
E sot kemi gatuar aq shume saqe aroma e vaniljes dhe gjalpit ka pushtuar perveç kuzhines sime, dollapeve edhe shkallen e pallatit. 
Por shyqyr asnje komshi nuk u ankua, ndoshta sepse per Krishtlindje "siamo tutti più buoni" :)


Receta e pare e brumit te biskotave eshte e pastiçerit italian Luca Montersino. Keto biskota nuk jane shume te embla prandaj sperkaten me sheqer pluhur ose zbukurohen me icing sheqeri sipas fantazise. 

Perberesit per afro 2 tepsi:
250 gr miell 00
150 gr gjalp
100 gr sheqer pluhur
2 te verdha vezesh
lekura e nje gjysem limoni e grire
vanilje

per zbukurimet:
karamele te forta shumengjyreshe
sheqer pluhur
e bardhe veze
ngjyra
rruaza
çokollate e bardhe
etj.

Pergatitja:
e presim gjalpin e ftohte ne copa te vogla dhe e perziejme me miellin derisa te formohen disa toptha.
I shtojme sheqerin pluhur, lekuren e limonit dhe vazhdojme e punojme brumin me duar.
Perziejme te verdhat e vezeve me vaniljen dhe ia shtojme brumit. 
Ne kete pike brumi ka filluar te marre formen e njetrajtshme, prandaj e mbeshtjellim me qese kuzhine dhe e vendosim ne frigorifer per nje nate ose per disa ore. 
Te nesermen e nxjerrim nga frigoriferi dhe e punojme pak me duar. Nese brumi do te ju duket gur i forte mos u shqetesoni sepse temperatura e duarve tuaja do te beje qe te rifitoje butesine.
Sidoqofte hapeni brumin ne pete sa eshte i ftohte se po u ngroh shume do te hasni veshtiresi ne formimin e biskotave.
Trashesia e petes eshte 4-5 mm.
Pasi kemi formuar biskotat dhe i kemi rreshtuar ne tepsi i vendosim ne frigorifer per 15 minuta.
Nderkohe ndezim furren ne temp. 180°C.



 
Per biskotat e qelqit me ane te nje forme me te vogel hapim nje vrime ku do te hidhen karamelet. Karamelet i grijme ne mixer derisa te reduktohen ne pluhur dhe i hedhim ne vrimen e formuar.



Pas 15 minutash i vendosim ne furre dhe i pjekim per 10 minuta.
Jo me teper prandaj ju keshilloje te aktivoni timer-in!
Pasi kane dale nga furra duhet te qendrojne ne tepsi derisa te ftohen plotesisht.
Nese doni te zbukuroni pemen me keto biskota mjaft t'i beni nje vrime dhe te kaloni permes saj nje fjongo. 



Ndersa biskotat e tjera i zbukurojme sipas deshires.
Per icing  rrahim nje te bardhe veze. I shtojme sheqerin pluhur dhe ngjyren e deshiruar. 
Mund t'i lyejme me çokollate te bardhe dhe te ngjisim mbi siperfaqe feta bajame etj. etj.





Receta e dyte eshte nje variant i biskotave Linzertorte te Ernst Knam.

Perberesit:
300 gr miell 00
200 gr bajame te reduktuara ne pluhur
100 gr niseshte
2 te bardha vezesh
nje maje luge kripe
vanilje
300 gr gjalp ne temperature ambjenti
200 gr sheqer pluhur

Pergatitja:
sitim miellin me niseshte dhe i shtojme bajamet e reduktuara ne pluhur.
E presim ne kubike gjalpin dhe ia shtojme mases se mesiperme.
I perziejme me duar derisa te na formohet nje mase me toptha te vegjel. Kesaj mase i shtojme sheqerin, vaniljen dhe kripen e tretur ne nje luge te vogel me uje. Ne fund i shtojme te bardhat e vezeve.
E punojme brumin qe te fitoje njetrajtshmeri dhe e mbeshtjellim me qese kuzhine.
E vendosim ne frigorifer per disa ore.
Me pas e punojme brumin shpejt e shpejt, pa arritur ai temperaturen e ambjentit.
E hapim ne nje pete me trashesi gjysem centimetri.
Formojme lulet me formen e biskotave. Ne gjysmat e tyre formojme nje rreth ose zemer ne mes.
I pjekim ne furre ne temp. 170°C per rreth 15-20 minuta.
Me pas i lyejme me reçel dhe i bashkojme.
Ne fund i sperkatim me sheqer pluhur te perziere me vanilje.
Me te njejtin brume une pergatita disa biskota te tjera ne forme gjysemhene.


Ja dhe receta e trete e sa per info kjo me pelqen me shume se 2 te parat.

Biskota me kakao 
Perberesit
300 gr gjalp ne temperature ambjenti
200 gr sheqer pluhur
15 gr mjalte
1 veze
1 e verdhe veze
360 gr miell 00
40 gr kakao
lekure limoni e grire
nje maje luge kripe

Pergatitja:
e rrahim gjalpin me rrahes elektrik. I shtojme sheqerin dhe mjaltin pa nderprere perzierjen.
Kur masa te jete shnderruar ne krem i shtojme lekuren e limonit, vezen e plote me nje maje luge kripe dhe i perziejme derisa masa te thithe plotesisht vezen. Me pas i shtojme te verdhen e vezes dhe i perziejme.
Sitim miellin dhe kakaon dhe ia hedhim mases. I perziejme me luge druri sikur te ishte torte, dmth me levizje rrethore nga poshte-lart.
Me ane te sac à poche formojme disa forma si ne foto. I rreshtojme ne nje tepsi te mbuluar me leter pjekjeje dhe i vendosim ne frigorifer per disa ore, ne menyre qe gjate pjekjes te mos e prishin formen.
I pjekim ne pjesen e siperme te furres, ne temp 200°C per rreth 10-15 minuta.
Mbi siperfaqe i zbukurojme me çokollate te shkrire ose vetem me sheqer pluhur.



No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...