Shkruaj perberesin ...

Tuesday, January 17, 2012

Lasagne me salce pesto dhe djathe te tymosur




Receten qe po shkruaj sot e kam provuar ne shtator te vitit te kaluar ne nje restorant ne qender te Bolzanos, Walther's (http://www.walthers.it/it-137-2770.aspx), e me pelqeu aq shume saqe me t'u kthyer ne zyre e shenova ne axhende per ta riprovuar ne kuzhinen time. 
Nderthurja e perberesve dhe aromave mesdhetare qe ndjekin nje itinerar jug-lindje-perendim e bejne kete recete sa te shijshme po aq edhe interesante.  Aroma e forte e borzilokut ne salcen gjenoveze i kombinuar me nje djathe te tymosur me tym kashte, i prodhuar ne jug te Italise, eshte - e ketu po huazoj nje shprehje italiane qe i referohet kombinimit ideal te perberesve ne nje recete - "la morte sua" .
E duke mbetur tek kombinimi ideal une do t'ju sugjeroja qe ta shoqeroni me nje sallate te thjeshte me domate qershize dhe rukola.

Perberesit:
1/2 pako lasagne te fresketa me veze (une perdora lasagne-t me peta te holla te Giovanni Rana-es)
kripe

afro 100 gr djathe i tymosur me arome kashte (provola affumicata)
50 gr djathe parmigiano reggiano

Per salcen pesto:

1 tufe borzilok gjenovez, dmth me gjethe te holla dhe te stergjata
1 thelb hudher
gati 2 grushta stika pishe
1 luge djathe pecorino DOP
1 luge djathe parmigiano reggiano
kripe me kokrra te medha
vaj ulliri te nje cilesie shume te mire

Per salcen beshamel:

50 gr miell
50 gr gjalp
gati nje liter qumesht, pasi per kete recete salca beshamel nuk duhet te jete shume e trashe
kripe
arre moskat




Duke qene salca gjenoveze shume e thjeshte si ne perberje ashtu edhe ne pergatitje, diferencen per nje rezultat te shkelqyer e ben cilesia e produkteve qe perdoren ne realizimin e saj. Nese ju perdorni nje borzilok gjenovez te sapo keputur dhe djathera te cilesishem qe mbajne marken DOP (marke evropiane qe tutelon produktet origjinale) salca pesto qe do rrihni ne havan eshte salca e vertete gjenoveze.
Ne te kundert nese produktet tuaja jane imitime qe tregtohen ne markatat low cost si Lidl apo ku ta di une, rezultati final s'eshte gje tjeter veç nje surrogato. 
Eshte njesoj si te gatuash fergesen me "ricotta" apo "djathe grek" apo ballakumet me margarine. Ka disa receta, si keto qe sapo permenda, qe jane unike pikerisht fale produkteve lokale e zevendesimi me produkte te tjera, ben qe te humbin shijen e tyre te veçante.
Ne pamundesi te gjetjes se produkteve origjinale per realizimin ne kushte shtepie, sipas meje eshte me e logjikshme te shkosh te blesh ne dyqanin me prodhime italiane kavanozin me te shtrenjte me pesto gjenovez. Ndoshta dikujt i dukem prezentuoze por provoni te nuhasni nje kavanoz me salce gjenoveze bio dhe nje tjeter te gatuar me prodhime fallco.... 
Per kete recete duhet patjeter nje salce gjenoveze origjinale!


Ja dhe pergatitja:

fillimisht pergatisim salcen beshamel. Receten e gjeni ketu: http://ballakumeelbasani.blogspot.com/2011/03/salca-beshamel.html
Presim ne kubike te vegjel djathin.
Pergatisim salcen pesto duke shtypur ne havan perberesit dhe duke i shtuar vajin pike-pike ose e blejme te gatshme.
Perziejme salcen beshamel me salcen pesto.
Lyejme bazen e taves me disa luge nga salca e perftuar dhe fillojme shtrimin e lasagne-ve. 
Secilen pete e lyejme me salce dhe  i hedhim ne siperfaqe kubike djathi. 
Peten e fundit e sperkatim me djathe parmigiano reggiano dhe pak gjalp.
Kjo lloj lasagne nuk duhet te jete shume e trashe!
E mbeshtjellim taven me qese kuzhine dhe e vendosim ne frigorifer per disa ore.
Me pas e pjekim ne temp. 180°C per afro 40 minuta, derisa siperfaqja te rezultoje e pjekur.

Gjak e dhjame :D

No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...