Perberesit per 4 persona:
400 gr kraharor rose
1 portokall
1 dege rozmarine
1 gote vere e kuqe
1 luge mjalte
vaj ulliri
gjalp
kripe
piper
Pergatitja:
ngrohim vajin e ullirit dhe pak gjalp ne nje tigan. I shtojme rozmarine per t'i aromatizuar.
Nderkohe ne kraharorin e roses, nga pjesa e lekures, bejme disa prerje me thike ne forme rombesh.
E vendosim kraharorin e roses ne tigan dhe e skuqim ne zjarr me temp. te larte per disa minuta, duke e kthyer here pas here ne menyre qe te skuqet nga te gjitha anet.
E kriposim dhe peperosim.
Presim a julienne lekuren e portokallit, duke bere kujdes qe asnje pjese e bardhe te mos mbetet tek lekura, pasi pjesa e bardhe e portokallit i jep nje shije te athet roses.
Pasi i kemi hequr lekuren portokallit, e presim pergjysem dhe e shtrydhim.
Shtojme ne tigan lekurat e prera a julienne dhe lugen e mjaltit. I perziejme dhe i shuajme me lengun e portokallit. Kur lengu te jete trashur, por jo aq sa te karamelizohet, i shtojme veren e kuqe.
E leme per disa minuta tiganin ne zjarr derisa te avulloje 2/3 e veres.
Me pas e presim rosen ne feta dhe e servirim me lengun e gatimit dhe feta portokalli.
Gjak e dhjame :D
No comments:
Post a Comment