Torte me spinaq
Perberesit per 6 persona:
1 kg spinaq
3 veze
100 gr djathe te tipit kaçkavall te bute
salce beshamel
gjalp
kripe
piper
buke e thate e grire
Pergatitja:
lajme spinaqin. E kullojme mire e mire dhe e skuqim ne gjalp.
Une perdora spinaq te ri, dmth me gjethe te vogla, por nese perdorni spinaq me gjethe te trasha duhet ta zieni fillimisht ne uje e me pas ta shtrydhni dhe ta grini imet.
Pergatisim salcen beshamel me 50 gr miell, 50 gr gjalp dhe gjysem litri qumesht. Proceduren e gjeni ketu: http://ballakumeelbasani.blogspot.com/2011/03/salca-beshamel.html
Salces beshamel i shtojme spinaqin e skuqur, djathin ose djatherat e grire, te verdhat e vezeve nje e nga nje, kripe dhe piper.
Te bardhat e vezeve i rrahim me rrahes elektrik derisa te fryhen dhe zbardhen.
Ia shtojme mases me spinaq duke i perzier me kujdes.
Lyejme me gjalp dhe buke te grire nje tave ne formen e plumcake dhe hedhim masen e tortes.
Gjithashtu edhe siperfaqen e tortes e sperkatim me buke te grire.
E pjekim ne banjomaria, dmth mbushim nje tave me te madhe me uje dhe brenda ne kete tave vendosim taven ku kemi torten, per afro 1 ore ne temp. 180°C.
E leme te ftohet para se ta presim ne feta.
Une e servira me nje si tip sallate me domate te prera ne copa te vogla, ndersa ne periudhe pranvere dhe vere kete recete me pelqen ta shoqeroje me coulis domatesh, dmth domate te reduktuara ne pure bashke me borzilokun, kripen, piperin, copa akulli dhe vaj ulliri te nje cilesie shume te mire.
Gjak e dhjame :D
No comments:
Post a Comment