Shkruaj perberesin ...

Tuesday, January 10, 2012

Pushimi "kthimi ne baze"

Gnocchi alla romana me djathe

Pasi pergatita cremè de la cremè te kuzhines franceze si fileto pate me portokall, fruta flambè, mousse au chocolate, foie gras apo proshute pate etj. etj, me erdhi nje deshire e pafrenueshme per t'u kthyer ne baze.
Aventurat, sado ta çojne adrenalinen ne kupe te qiellit (ne rastin konkret te rrisin kurben glicemike vetem me nuhatje :D), perseri vjen nje moment kur ndjehesh si i velitur nga ajo mori informacionesh apo emocionesh te reja, e ke ndjesine sikur truri, i detyruar te punoje me ritme stakanoviste, nuk eshte me ne gjendje te magazinoje sakte kete vershim te rejash. Ndoshta keto te mijat jane deduksione prej dembeleje por ne kete konkluzion kam arritur per here te pare ne 2001 kur, pas nje xhiro te gjate neper Evrope, ndalova 2 jave ne Paris.
Sikur te mos mjaftonin ato qe veshtrova/shijova/admirova gjate ndalesave neper qytetet e tjera qe vizituam - nje pjese e te cilave i kujtoje vetem fale imazheve qe memorizoi aparati fotografik - u mbylla per nje dite ne muzeun e Louvre-t. 
Mbyllja per nje dite ne Louvre, njeri prej atyre vendeve te shenjta te cilat imagjinata ime i kishte vizituar qysh nga koha kur me librin e Jules Verne ne dore zija nje cep ballkoni te lagjes se kinezeve ne Elbasan, pra kur isha akoma femije, ishte nje enderr. Por nje enderr qe fatkeqesisht nuk e shijova aq sa duhet pasi erdhi nje moment qe, me gjithe deshiren per te fiksuar ne kujtese çdo veper, çdo detaj, çdo emer, truri kaloi ne stand-by.
E njejta situate, por qe kete here prek nervat e shijes, perseritet kur provoje per disa dite, per te mos thene muaj, receta te reja qe ndonjehere u perkasin viseve aq te largeta sa edhe emrat e perbereseve me zor i shqiptoje. Vjen nje moment qe ndjeje nje si mbingopje me aroma te reja aq sa harroje edhe perberes apo komplet receten.
Ky per mua eshte indikator lodhjeje te nervave te shijes, prandaj nxjerr tenxheren e makaronat dhe gatuaje "spaghetti, aglio, olio e peperoncino", e me del nje "Ahhhhh" :)  
"Ahhh"-ja e kesaj here qe rrjedhoje e nje recete italiane (e zonen se Lazios).
Kjo recete realizohet me ate, qe ne italisht quhet semola, dmth me grure te bluajtur trashe (emertimin e sakte nuk e di ne shqip) por, ne pamundesi, mund ta gatuani edhe me miell misri.

 
Gnocchi alla romana me djathe dhe me te brendshme pule


Gnocchi alla romana
       
Perberesit per 4 -6 persona:
250 gr semola
3 te verdha vezesh
1 liter qumesht
gjalp
salce beshamel
djathera te ndryshem psh. grana padano, parmigiano reggiano, fontina etj.
kripe
piper
arre moskat



Pergatitja:
hedhim ne nje tenxhere qumeshtin me pak gjalp dhe prak kripe dhe e vendosim ne zjarr derisa te vloje.
I hedhim pak e nga pak semolen dhe piperin dhe e gatuajme perafersisht 8 minuta, duke e kaurdisur panderprerje.
E heqim nga zjarri dhe e shtrojme masen mbi nje leter pjekjeje. 
I shtojme 3 te verdhat e vezeve dhe e punojme brumin derisa te marre konsistencen e polentes.
Siper e mbulojme me nje tjeter leter pjekjeje dhe me ndihmen e nje okllai i japim petes nje gjeresi prej 1 ose 2 cm.
Kur masa te jete ftohur plotesisht e presim ne disqe me diameter 5 cm me ane te nje forme ose gote.
I rendisim disqet ne nje tave te lyer me gjalp.

Veç pergatisim salcen beshamel, se ciles i shtojme ne fund djatherat e grire.
Salcen beshamel e hedhim mbi disqet e semoles.
I hedhim pak djathe te grire siper dhe gjalp gjithashtu.
E pjekim ne furre te nxehte derisa te marre ngjyren e pjekjes.



Kjo recete e gatuar ne kete menyre i pelqen shume sime bije por t'i pelqyer edhe tim shoqi une i shtoje edhe te brendshme pule, te cilat i skuq ne pak vaj ulliri me nje hudher te shtypur por te paqeruar dhe i shuaj thjesht me uje ose leng pule kur me ndodhet. Me pas i shtroj mbi disqet, para se t'u hedh salcen beshamel.





No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...