Nga traditat e lashta kulinare te qytetit tim vjen per ju:
Rizoto me shparguj
Perberesit per 4 persona:
400 gr shparguj jeshile ose 200 te bardhe + 200 jeshile
gjysem qepe
80 ml vere e bardhe
240 gr oriz per rizoto
1 l leng nga zierja e shpargujve
80 ml pana
60 gr gjalp
djathe parmigiano reggiano i grire
Pergatitja:
ziejme per 10 minuta shpargujt ne nje liter uje pak te kripur.
I kullojme dhe lengun e ruajme per t'ia hedhur rizotos.
Grijme imet qepen dhe e skuqim ne gjalp ne temp. te ulet. Si pothuajse ne te gjitha zonat malore edhe ketu ku jetoj une gjalpi perdoret shume, mgjth ju mund te zevendesoni nje pjese te gjalpit me vaj ulliri, por pa e eliminuar fare sepse rizoto pa gjalp eshte i pashijshem.
Pa u skuqur mire qepa i shtojme shpargujt, te cileve u kemi eliminuar pjesen e kercellit te trashe dhe i kemi prere ne copa relativisht te medhaja, afro 2-3 cm.
I kaurdisim per 5 minuta dhe i hedhim veren e bardhe.
Sapo vera te shteroje, i shtojme orizin.
E kaurdisim per 2 minuta dhe e lagim me lengun e zierjes se shpargujve. I shtojme here pas here nga nje garuzhde leng, pa e lene rizoton te thahet.
Kur orizi te jete pothuajse i zier, i hedhim panen. E rregullojme me kripe, piper dhe djathe parmigiano reggiano te grire.
E servirim te ngrohte.
Gjak e dhjame :D
P.S.: ne stinen e pranveres rizoton e mesiperm e gjeni te servirur ne te gjitha restorantet e Alto Adiges. Ne pranvere duket sikur njerezia ketu ushqehet vetem me shparguj...
P.P.S.: nese edhe ju e filloni pranveren me shparguj ju kujtoj disa receta te mia te gatuara pranveren e shkuar...
Antipastat: Shparguj ne salce kastraveci
Pjatat e para: Makarona me pesto shpargulli
Pjatat e dyta: Levreke me shpargull
Italiano
Risotto agli asparagi
Ingredienti per 4 persone:
400 gr asparagi verdi oppure 200 asparagi bianchi + 200 verdi
1/2 cipolla
80 ml vino bianco
240 gr riso per risotto
1 l brodo di cottura degli asparagi
80 ml panna
60 gr burro
parmigiano reggiano
Preparazione:
cuocere per 10 minuti gli asparagi in 1 l di acqua salata.
Metterli da parte e conservare il brodo della cottura che servirà per il risotto.
Tagliare finemente la cipolla e soffiggerla nel burro a fuoco dolce.
Aggiungere gli asparagi tagliati a pezzi di 2-3 cm.
Mescolare per ca. 5 minuti e versare il vino.
Appena il vino sarà evaporato aggiungere il riso.
Mescolare per 2 minuti e bagnare con il brodo degli asparagi. Portare avanti la cottura bagnando ogni tanto con del brodo di modo che il risotto non si asciughi.
Quando sarà cotto al dente, aggiungere la panna. Regolare di sale, pepe e parmigiano grattugiato.
Servire caldo.
Bellissime foto! Brava!
ReplyDeleteKjo rizoto eshte nje nga te preferuarat e shtepise sime, vetem se shtoj edhe shafran dhe nje pjese te shpargujve i pjek ne grile me pak vaj ulliri. Keshtu qe njekohesisht formoj dhe nje garniture per ta shoqeruar.
ReplyDelete