Shkruaj perberesin ...

Saturday, April 16, 2011

Brownies me chocolate & curd mana toke


Ju kujtohet dialogu tek filmi Chocolate: 
Luc: çdo here betohem qe eshte e fundit, por pastaj ndjej aromen e ngrohte te çokollates, ose....
znj. audel:....te guackave. Te guackave te çokollates, kaq te vogla, kaq te thjeshta, kaq "te pafajshme". Mendova, oh, po i provova njehere ç'e keqe mund te me ndodhe... por pastaj zbulova qe ishin te mbushura me nje krem te pasur, mekatar....
Ivette: ...prej gjalpi qe te shkrihet ne goje. O Zot me fal, shkrihet aq ngadale ne gjuhe duke te dhuruar nje kenaqesi.


Pas kesaj ekstaze kulinare ju paraqes "Brownies me çokollate te bardhe shoqeruar me curd mana toke" :)

Perberesit per 6 veta
200 g di çokollate e bardhe
125 gr sheqer
125 gjalp
3 veze
3 luge gjelle miell
nje grusht arra

Pergatitja:
fillimisht shkrijme gjalpin dhe çokollaten ne banjomaria ose ne mikrovale pastaj i shtojme miellin, sheqerin, vezet dhe arrat e shkemoqura. I perziejme me luge druri ose rrahes elektrik. E hedhim perberjen ne nje tepsi te lyer me gjalp ose te shtruar me leter pjekjeje dhe e vendosim ne furre ne temperaturen 180°C per rreth gjysem ore. E presim ne drejtkendesha dhe e leme te ftohet.


Curd mana toke
125 gr mana toke
20 gr niseshte
200 gr sheqer
100 gr gjalp
2 veze


Perziejme niseshtene dhe sheqerin ne nje tenxhere dhe i shtojme vezet. I rrahim me tel kuzhine. I shtojme manat e tokes te shtrydhura dhe gjalpin. E veme tenxheren ne zjarr te mesem dhe e kaurdisim derisa te vloje. Sapo fillon e dendesohet e heqim nga zjarri. E leme te ftohet perpara se ta srvirim. 


Gjak e dhjame :D 

2 comments:

  1. Brownies me cokollate te bardhe nuk i kam provuar ndonjehere, vetem me cokollate super te zeze dhe me shume lajthi. Por do eksperimentoj serisht keto dite.

    ReplyDelete
  2. uroj ta kesh publiku tek siti se kete me dark choco & lajthi do te ta vjedh :)
    U bene shume te mira veçse ideja fillestare ishte ti shoqeroja me curd manaferrash dhe arra te shtypura por fatkeqesisht s'gjeta manaferra ne dyqan. Sdq jane bombe kalorike!

    ReplyDelete

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...