Shkruaj perberesin ...

Wednesday, May 9, 2012

"U-mbyt-prifti" me pesto hithrash


Strozzapreti eshte nje format makaronash me origjine nga Emilia-Romagna. Ndryshe nga motrat e tyre shume te famshme, tagliatelle-t, te cilat shtroheshin per dreke ne tryezat e te pasurve dhe prinfterinjve, keto lloj makaronash pergatiten vetem me miell, uje dhe kripe, pra, ishin ushqimi i shtreses se vobekte te shoqerise.
Perkthimi ne shqip i ketij formati makaronash do te ishte "u-mbyt-prifti" ose "i-ngeci-ne-fyt-priftit" dhe legjendat popullore japin disa versione. Versioni me realist me duket ai, sipas se cilit prifti kur ftohej ne shtepine e ndonje fshatari te varfer me zor i çonte poshte keto makarona, sepse ishte mesuar te drekonte me tagliatelle, qe siç e dini behen vetem me veze, miell dhe kripe.
Te jem e sinqerte strozzapreti-t as qe krahasohen me tagliatelle-t  por, sdq jane nje format interesant qe mua me pelqen t'i gatuaje jo me ragù mishi siç bejne ne Emilia-Romagna, por me pesto ose ragù perimesh.
Per mendimin tim te gatuara ne kete menyre ruajne karakteristiken e te qenurit pjate e varfer ne kalori dhe valorizohen.










Strozzapreti me pesto hidhrash

Perberesit per 4 persona:

350 gr makarona te tipit strozzapreti, mundesisht te fresketa
djathe parmigiano reggiano ose kaçkavall

per peston:
200 gr hithra
1 thelb hudher
30-50 gr stika pishe ose lajthi 
1 luge tul buke e thekur
vaj ulliri
kripe
piper
disa pika leng limoni
(masat jane per 2 kavanoza si ai qe tregohet ne foto!)

Pergatitja:
fillimisht pergatisim peston. Skuqim ne nje tigan frutat e thata, pra lajthite ose stikat e pishes dhe tulin e bukes.
Lajme ne uje te bollshem hithrat. I thajme dhe i grijme ne frulator ose i shtypim ne havan bashke me tulin e bukes se thekur dhe frutat e thata. I shtojme vajin e ullirit pak e nga pak derisa te perftojme nje salce homogjene pak te trashe.
E rregullojme ne fund me kripe, piper dhe 2-3 pika leng limoni.






Veç ziejme makaronat.
Makaronat i kullojme dhe i perzijme me peston, bashke me 2-3 luge uje te ngrohte nga zierja e tyre.
I servirim me djathe te grire.
Gjak e dhjame :D


No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...