Shkruaj perberesin ...

Sunday, May 27, 2012

Sallam çokollate veror



Nga aspekti kalorik ky sallam s'e meriton te quhet veror, sepse permban shume me teper kalori sesa sallami i çokollates tradicional, por cilesimi veror ka te beje me faktin qe eshte recete tak-fak. Ne kuptimin qe si kohe gatimi nuk i kalon as 6-7 minutat. Behet pa veze. Behet me mbetjet e biskotave dimerore. Konservohet vetem ne frigorifer sepse zbutet shume shpejt....e meqenese une e pergatis kryesisht per femijet gjate piknikeve apo per zamer pas shkolle, kalorite e shumta nuk perbejne problem perkundrazi...

Perberesit:
(me keto masa mund te ngopen gati 10 persona, te rritur dhe femije)

250 gr biskota me çokollate (per ato qe jetojne ne Itali mund te perdorni biskota te tipit frollini con gocce di cioccolato, pan di stelle, wafer al cioccolato etj.)
250 gr mascarpone
250 gr nutella ose per ato qe jetojne ne Itali "crema di gianduia"
nje maje luge kanelle

Pergatitja:
i fusim biskotat ne nje qese dhe i rrahim me çekiçin e mishit. 
I derdhim ne nje tas. I shtojme mascarponen e nutellen dhe veme kalamajte t'i perziejne .Do te laparosen e do te behen per t'u futur ne lavatriçe, por edhe do te kenaqen shume :)
Me pas e shtrojme masen ne nje leter alumini dhe e vendosim per rreth 3 ore ne frigorifer ne zonen e akullit.
E presim ne feta dhe e servirim me luleshtrydhe, boronica, banane apo çfare t'ju gjindet.

No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...