Oh sa kenaqesi eshte te zgjohesh ne mengjes nga cicerimat e zogjve!...te hapesh syte dhe te pushtohesh nga e blerta e pyllit!...te pish kafen ne ballkon duke ndjere rrezet e diellit qe te ngrohin lekuren e aromat pyllore qe te gudulisin hunden!...e ashtu papritur te te vije ndermend hiti i vellezerve Zena:
Erdh pranvera me jeshile
I rashe bahçes per midis.
Keputa nje trandafile
nje dhurate te dashnise...
Vellezerit Zena me jane bere si dallendyshet. Sapo fillon e ngroh koha e çelin sythat e pare me behet lajtmotiv. Ama sot, pervecse rolit te lajmetareve te pranveres, me takon t'ju njoh edhe nje merite tjeter: kete recete qe po ju shkruaj. Receten origjinale besoj se e njohin te gjithe ato qe u pelqen kuzhina e mire. Behet fjale per byreckat pranverore ose spring rolls ne anglisht, qe jane antipasta me e perhapur ne bote e kuzhines aziatike. Por, megjithese mua me pelqen shume kuzhina aziatike (sidomos spring rolls te gatuara nga tajlandezet jane me nam), sot e frymezuar nga vellezerit Zena mendova ta ballkanizoj receten.
Byrecka pranverore ballkanike - Balkanic Spring Rolls
Perberesit x 10 byreçka:
Perberesit x 10 byreçka:
100 gr laker e bardhe
100 gr mish i grire
1/2 qepe
leng mishi
vaj luledielli
spec i kuq, pak pikant
1 veze
buke e grire
Skuqim ne nje tigan qepen me mishin e grire. I shtojme lakren e grire. I kaurdisim dhe i shuajme me lengun e mishit. I leme te gatuhen per gati 15 min. me kapak te mbyllur.
Hollojme pete byreku me okllai, te cilat me pas i presim ne trekendesha si ne foto. Kur masa te jete ftohur procedojme me mbushjen.
Pasi i kemi mbushur te gjitha byreckat i lyejme nje-per-nje me veze dhe buke te grire dhe i skuqim ne vaj luledielli.
kos grek
hudher
kripe
vaj ulliri extravergine
Kete e dini besoj...shtypim hudhren dhe ia shtojme kosit bashke me perberesit e tjere. I perziejme mire e mire dhe voilà salca eshte gati.
No comments:
Post a Comment