E diele mengjes...
Z. Tironc: Ballakume ku do te hame dreke sot?
Ballakumja: ku te duash ti?
Z. Tironc: ne restorant X.
Ballakumja, e velitur me kuzhinen suedtiroleze qe perbehet gjithsej nga 3-4 receta, te gatuara kryesisht me buke, shtyp tastin e "kakarisjes se pules kur i shkon gjeli pas" dhe disku fillon xhirot: ne restooorant ?!?!?! Preferon kuzhinen e katundareve suedtiroleze perpara kuzhines sime te rafinuar??!?!? Po ske faj ti e kam fajin une qe impenjohem te gatuaj gjera sa me te shijshme e ti s'e vlereson aspak...dhe vazhdon nje gjoja-varje-turinjsh...
Z. Tironc: e mire, mire se nje llafe thashe...
Ath Ballakumja, me buzet qe i shkojne vesh me vesh, fàp nxjerr nga sirtari perparesen dhe gjithe perkushtim gatuan dreken e saj me te mire te gjithe javes....
Supe me vere te bardhe

Perberesit per 4 persona:
1/2 leng viçi
1/2 leng viçi
100 gr. shtalpe/panna kuzhine
2 te verdha veze
1/8 l Pinot Bianco ose Chadonnay
4 feta buke te bardhe
20 gr. gjalp
kripe
arre moskat
djath i grire parmigiano reggiano
I presim fetat e bukes ne kubike te vegjel dhe i fergojme ne gjalp.
Ne nje tenxhere me fund te trashe vlojme lengun e mishit me veren e bardhe dhe sapo te kene arritur temperaturen e vlimit e ulim nxehtesine e zjarrit. Rrahim me tel kuzhine te verdhat e vezes me shtalpen, i kriposim dhe i aromatizojme me arre moskat. Masen e perftuar ia shtojme lengut te mishit dhe e rrahim me tel kuzhine derisa te na dendesohet. Nuk duhet kurrsesi te vloje prandaj temperatura e zjarrit duhet te jete shume e ulet ose gjithe kete proçedure e ndjekim ne bagnomaria.
Lepur me ullinj ne furre
Perberesit per 6 persona:
nje lepur i plote ose i ndare ne copa
2 grushta ullinj te zi
gjysem gote vere e bardhe
1 gote uje
2 qepe te bardha
2 thelbinj hudher
vaj ulliri extravergine
gjethe dafine
rozmarine
Pergatitja:
E kriposim lepurin dhe e shtrojme ne nje tave balte, te lyer me vaj ulliri, bashke me qepet, hudhrat dhe erezat. E vendosim taven ne furre te nxehte (220°C) per 10-15 minuta derisa qepet te zbuten pak. I hedhim me pas ujin dhe veren dhe e rivendosim ne furre per gati 1 ore e ca. Ne fund i shtojme ullinjte e zi dhe e leme per 10 - 15 minuta derisa te piqen dhe ata.
Gjak e dhjame :D
Gjak e dhjame :D
hej ballakume,
ReplyDeletepo kërkoja recetën e ballakumeve dhe më doli kjo faqja jote. të falemnderit për buzëqeshjen. për recetat do të të falenderoj kur ti zbatoj. :)
:)
ReplyDeleteBallokume e ke te mire tironcin qe s'do ta lodhi gruan se me zore e ka.Mbaje fort se te kishe kete burrin tim qe as i shkon ne mendje te te pyesi ku do hajme sot.Por thote cfare do na besh sot.HAAAAAAAAAAAAAA
ReplyDeleteDrekave te mesjaves jemi te detyruar te hame jashte por edhe ne fundjave...e shof qe do t'me nxjerresh me kepuce te kuqe ne fundmuaji lol
ReplyDelete