Para disa netesh rilexova Ali Babane dhe 40 hajdutet prandaj m'u kujtua kjo recete qe po ju paraqes. çhyn pula, do te thoni ju, me historine e Ali Babase? Eh paralelizmat skane te sosur ... :P
Pula, ndonese ka mjaft vlera ushqyese, eshte aq e varfer ne shije sa te ngec ne fyt kur i thone. Po ja qe fati e deshi qe, diku ne Provence te Frances, dikush qe ndoshta perrallat e Shehrezades i lexonte pernate, ta pasuronte me hudhrat, te cilat nga ana tjeter te ngjallin tmerrin per eren e tyre te forte. Ere, e cila te mbetet ne goje edhe pasi i ke lare dhembet me paste-dhembesh-koncentrat-menteje, edhe pasi e ke mbushur gojen me aq çamçakeza sa mund te besh nje big bubble, qe po te plasi shkakton viktima te konsiderueshme prej te fiktit. Imagjinoni çmund te bejne 40 hudhra..:)
Kur e lexova receten per here te pare iu tremba efekteve kolaterale te hudhrave dhe isha goxha skeptike per rezultatin final por jo vetem doli shume e mire, por edhe eren kunderrmuese te hudhres e thithi pula, duke me kursyer mua, rrobat dhe kuzhinen.
Pule me 40 thelpinj hudhrash
Perberesit:
40 thelpinj hudher fshatari
kripe
piper
20 cl vaj ulliri extravergine
ereza te fresketa:
rozmarine
gjethe dafine
majdanoz
sherbele
trumze (thyme anglisht)
E pastrojme pulen brenda dhe jashte. E kriposim, e peperosim dhe fusim brenda saj 2 gjethe dafine dhe 2 degeza trumze. Ne nje tave balte hedhim vajin e ullirit dhe me pas hudhrat dhe erezat. E ngrohim taven ne zjarr dhe vendosim pulen te skuqet. E skuqim ne te gjitha anet per rreth 10 min.. I veme kapakun dhe e vendosim taven ne furre ne temperaturen 200°C per nje ore e gjysem.
E nxjerrim nga furra dhe mbledhim thelpinjte e hudhres gjithashtu edhe 2 -3 luge leng nga tava. I frulojme derisa te perftojme nje salce. E rregullojme me kripe, piper dhe vaj ulliri dhe e servirim si antipaste mbi feta buke te thekur. Ndersa pulen e servirim me patate furre ose me pilaf.
E nxjerrim nga furra dhe mbledhim thelpinjte e hudhres gjithashtu edhe 2 -3 luge leng nga tava. I frulojme derisa te perftojme nje salce. E rregullojme me kripe, piper dhe vaj ulliri dhe e servirim si antipaste mbi feta buke te thekur. Ndersa pulen e servirim me patate furre ose me pilaf.
Gjak e dhjame :D
No comments:
Post a Comment