Perberesit per 2 veta:
2 trofta te fresketa
1 spec i kuq nga ato te medhenjte
hudher
majdanoz
vaj ulliri
kripe
piper i zi
uje ose vere e bardhe
Ne nje tigan me vaj ulliri vendosim nje hudher te leshoje arome dhe i shtojme specin e prere ne shirita te holle. I kaurdisim dhe i shuajme me uje ose vere te bardhe. U shtojme majdanozin e fresket, i kriposim & peperosim dhe i leme te vlojne me kapak te mbyllur per gati 10 min. Nderkohe pastrojme troftat, i kriposim dhe pergatisim tepsine ku do te piqen. Shtrojme ne te leter kuzhine (ajo qe perdoret per pjekjen e biskotave. Mua me kishte mbaruar prandaj u detyrova te perdorja leter alumini) duke lene jashte bordeve te tepsise leter mjaftueshem, ne menyre qe pasi te kemi shtruar troftat te mund ti bashkojme. Pasi ka kaluar koha e mesiperme mbushim troftat me pergatitjen me speca. I sperkatim me vaj ulliri dhe piper te zi. Bashkojme letrat e kuzhines dhe e vendosim tepsine ne furre, ne temperaturen 180 °C per rreth 20 min.
Gjak e dhjame :D
No comments:
Post a Comment