Shkruaj perberesin ...

Monday, March 14, 2011

Lazanje me spinaq dhe gjize

Lazanjet eshte nje pjate e dyte italiane qe zakonisht gatuhet te djelave per shkak te recetes se elaboruar. Ekzistojne shume versione lazanjash qe nga ajo tradicionale me ragù bolognese, me salsice dhe radhiqe e zones se Venetos, me mocarela dhe patellxhana e zones se jugut te Italise etj. Sidoqofte ajo qe nuk mund te mungoje ne receten e lazanjave eshte salca beshamel. Njihet, pothuajse ne te gjithe boten, origjina e saj franceze, por guzhinieret italiane vazhdojne akoma edhe sot te kembengulin per autoresine. Sipas tyre prejardhja e salces beshamel apo beshamela eshte nga zona e Toskanes.  

Salca beshamel
50 gr gjalp
50 gr miell
gjysem litri qumesht
arre moskat
kripe
piper

Nje nje tenxhere shkrijme gjalpin dhe i shtojme miellin. E kaurdisim. I hedhim qumeshtin dhe e rrahim me telin qe rrahim vezet derisa te arrije vlimin. Ulim temperaturen e zjarrit dhe e leme te vloje per rreth 20 min. duke e perzier here pas here. Qe beshamela te jete e mire nuk duhet kurrsesi te ndjehet aroma e miellit!
Nese salca e perfunduar eshte e trashe mund ti shtoni qumesht, ne te kundert nese eshte akoma e lengshme mund ti shtoni pak gjalp, te cilin e keni lyer me miell, dhe rivendoseni ne zjarr qe te arrije dendesine e duhur.

Perberesit per lazanjet (tepsi x 4 veta):
lazanje te fresketa ose te thata
vaj ulliri
500 gr spinaq i grire holle
200 gr gjize
qumesht (me sy)
pak borzilok i fresket
piper
kripe
djath parmigiano reggiano dhe stika pishe, te grira bashke ne mixer
gjalp
Pergatija e mbushjes:
Skuqim spinaqin ne pak vaj ulliri. E heqim nga zjarri dhe i shtojme gjizen dhe borzilokun. E kriposim e peperosim. Qe masa te behet me e lengshme i shtojme pak qumesht.


Procedura e shtrimit te lazanjave:
Ne nje tave te cilen e kemi lyer me gjalp shtrojme pikesepari flete lazanje. I lyejme keta flete me beshamel dhe siper u hedhim perberjen me spinaq dhe gjize. E sperkatim siperfaqen me djath dhe stika pishe te grira. Vazhdojme me kete renditje derisa te mbarojne te gjithe ingredientet. Sperkatim siperfaqen me gjalp.

Pjekja behet ne temperaturen 160°C per rreth 1 ore. Sekreti im per lazanje-per-te-lepire-thonjte qendron ne pergatitjen nje nate perpara dhe lenien e tepsise ne frigorifer. Gjate pjekjes i mbuloj me leter alumini te shpuar me pirun, te cilen e heq vetem 10 min. para perfundimit te pjekjes, ne menyre qe edhe siperfaqja te marre ate ngjyren e bukur te pjekjes.

Gjak e dhjame :D



2 comments:

  1. ballakume sa stika pishe,dhe djath parmigiano reggiano perdor ti (me perafersi)

    ReplyDelete
  2. une i hudh rreth 100 gr djathe parmigiano dhe 50 gr stika pishe...por dua te theksoj, se per shijet italiane jane shume. Keta e pergjysmojne dukshem.

    ReplyDelete

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...